Albania

Pse nuk duhet të krahasoni fëmijët tuaj me fëmijët e tjerë

Lira Gjika i është drejtuar sërish prindërve, gjyshërve e gjithkujt që ka nevojë ta dëgjojë me një shpjegim e thirrje të qartë për krahasimin mes fëmijëve. Sipas psikologes së njohur, kështu nxitet mes fëmijëve ndjenja e zilise.

“Krahasimi than shpirtin. Vazhdoj të dëgjoj prindër dhe gjyshër, që krahasojnë  fëmijët apo nipërit me njëri-tjetrin, si edhe me fëmijët dhe nipërit e të tjerëve: “Ky i madhi është indiferent mezi afrohet, ndërsa ky i vogli është i butë dhe të vjen vetë” apo “sikur nuk jane vëllezër apo motër e vëlla”. Gjithashtu, krahasimet: “djali i shoqes time bën shumë gjëra, ndërsa fëmija im nuk bën asgjë”.

Prindër, gjyshër, mos i krahasoni fëmijët as me vëllezërit apo motrat e tyre. E para, janë njerëz të ndryshëm dhe e dyta, krahasimi kultivon te fëmija zilinë dhe inatin për tjetrin dhe ç’është më e keqja, mosvlerësimin për veten.

Por e keqja nuk mbetet me kaq, për fat të keq, kjo sjellje haste edhe te edukatorët e mësuesit. Edhe ata nuk i shpëtojnë dot kësaj mënyre zhvlehtësuese të trajtimit të fëmijës. Të rritur, kini kujdes se fëmija ende nuk ka shumë mekanizma për të përballuar krahasime të tilla.

Fëmija mendon  se ai tjetri është më i mirë dhe për këtë arësye e duan më shumë. Edhe ju të rriturit, kur ju krahasojnë me një tjetër, nuk ndiheni mirrë, madje zemëroheni dhe mbani inat.

Kjo formë të sjelluri, që për vete nuk e pranoni, dhe e përdorni me fëmijën duhet ndryshuar, nuk duhet të përdoret. Përpiquni prindër, gjyshër, edukatorë dhe mësues, përpiquni”, ka shkruar Lira Gjika.

Dhe njëherë tjetër po kuptojmë sa shumë ndikon tek fëmija një sjellje e gabuar, ose vetëm një fjalë e thënë nga prindi.

e.r/dita

Football news:

Smertin recalls Euro 2004: he almost fought in the joints, defended against the young Cristiano and understood the excitement of the Bridge
Gareth Southgate: We shouldn't be football snobs. In matches with top teams, diversity is important
Leonid Slutsky: I am still sure that the Finnish national team is the outsider of our group. They were very lucky against Denmark
I'm not a racist! Arnautovic apologized for insulting the players of the national team of North Macedonia
Gary Lineker: Mbappe is a world-class star, he will replace Ronaldo, but not Messi. Leo does things that others are not capable of
The Spanish fan has been going to the matches of the national team since 1979. He came to the Euro with the famous drum (he could have lost it during the lockdown)
Ronaldo removed the sponsored Coca-Cola at a press conference. Cristiano is strongly against sugar - does not even advertise it