Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Pse varianti Omicron nuk po shkakton infektime të rënda? Epidemiologu publikon studimin

Epidemiologu i njuhur, Ilir Alimehmeti është shprehur se varianti i ri i koronavirusit, Omicron deri më tani nuk ka shënuar asnjë rast të rëndë infektimi.

Me anë të një postimi në Facebook, ai shkruan se varianti i ri i koronavirusit, përmban një bakter që është i njohur për trupin e njeriut, e cila shkakton gripin e zakonshëm.

Gjë kjo që sipas tij, mund të jetë arsyeja se përse varianti i ri, nuk ka zhvilluar forma të rënda tek njerëzit.

Teksa publikon një studim, mjeku shton se personat e prekur nga Omicron kanë më pak nevojë për trajtim spitalor.

Postimi i Ilir Alimehmetit:

Deri tani asnje rast i rende me Omicron ne te gjithe boten! Ne variantin Omicronit eshte futur nje sekuence gjenetike e HCoV-229E. HCoV-229E eshte nje betakoronavirus i njohur prej kohesh qe shkakton “gripin e zakonshem” te njerezit.Kjo mund te jete baza e arsyes pse ndoshta njerezit e njohin me mire kete sekuence dhe nuk zhvillojne shume forma te renda! A mund te jete ky varianti i virusit qe do te perfundoja pandemine duke qene me i transmetueshem por i lehte klinikisht? Presim edhe ndonje jave dhe sigurohemi! Deri tani asnje arsye per shqetesim!

j.l./ dita