Albania

Putin: Biseda ishte konstruktive, me Biden ramë dakord që të rikthejmë ambasadorët në postet e tyre

Presidenti rus, Vladimir Putin ka dalë në konferencë për shtyp pas përfundimit të takimit me presidentin amerikan, Joe Biden.

Presidenti rus i tha medias se ai dhe Biden kishin rënë dakord që ambasadorët e tyre duhet të ktheheshin në postet e tyre përkatëse dhe të rinisnin detyrat e tyre diplomatike.

Ambasadori rus në SHBA-së, Anatoly Antonov dhe ambasadori amerikan në Rusi, John Sullivan, kishin qenë në vendet e tyre për muajt e fundit për shkak të tensioneve të rritura midis dy kombeve.

Vladimir Putin u pyet nëse bisedimet midis tij dhe Joe Biden ishin të natyrës armiqësore.

Presidenti rus këmbënguli se bisedimet nuk ishin armiqësore dhe ishin në fakt “mjaft konstruktive”, me të dy palët që treguan një “gatishmëri për të kuptuar njëri-tjetrin”, sipas përkthimit të komenteve të Putinit.

Putini shtoi se ai dhe Biden ranë dakord për të “filluar negociatat” për sigurinë kibernetike.

Shtëpia e Bardhë kishte treguar që Biden do të ngrinte çështjen e sulmeve kibernetike të kohëve të fundit kundër korporatave të mëdha gjatë takimit të tij me Putin.

“Ne besojmë se hapësira kibernetike është jashtëzakonisht e rëndësishme”, për të dy vendet, tha ai, duke treguar një sulm të fundit ndaj një sistemi tubacioni amerikan të naftës në Teksas dhe një sulm ndaj një sistemi shëndetësor në Rusi.

“Unë nuk mendoj se administrata amerikane është veçanërisht e interesuar ta shikojë atë”, tha Putini për sulmin në Rusi.

“E gjithë ajo që ata bëjnë është të bëjnë insinuata, ajo që na duhet është të bëjmë konsulta me ekspertë”, vijoi Putin.

j.l./ dita

Football news:

Beckham's Inter Miami broke a series of 7 matches without a win. Higuain made a double
Head of the UAF National Teams Committee Markevich: I don't know if Shevchenko is leaving the national team. He is on vacation
Man City will not be able to sign Kane after the transfer of Grealish. The club does not have such money (MEN)
16-year-old Borussia forward Mukoko wanted to end his career because of talk about his age
Laporta visited the location of Barca in Germany and greeted the players
Chernomorets from FNL-2 will be awarded the 3rd technical defeat in a row due to quarantine
Christian Pulisic: Mental health is important. I turned to a psychotherapist, there is nothing to be ashamed of