TIRANË, 30 nëtor/ATSH/ Qeveria shqiptare i ka alokuar një fond shtesë prej 2 miliardë lekësh ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Në mbledhjen e radhës së Këshillit të Ministrave u miratua vendimi sipas të cilit Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në buxhetin e vitit 2020, në programin “Përkujdesi social”, në artikullin 606, i shtohet fondi prej 2 000 000 000 (dy miliardë) lekësh.

Sipas vendimit, efekti financiar i këtij vendimi përballohet nga pakësimi i fondeve korrente për disa ministri dhe institucione buxhetore.

Vendimi i qeverisë për dyfishimin e ndihmës ekonomike dhe pagesës së papunësisë për të mbështetur shtresat më në nevojë në situatën e krijuar prej pandemisë së COVID-19, por edhe shtrimi i personave të cilët humbën vendin e punës për shkak të masave kufizuese për të parandaluar përhapjen e COVID-19, çoi në rritjen përtej parashikimeve të fondit në dispozicion.

Ndërkohë qeveria vendosi edhe shtimin e fondeve në programin “Veprimtaria e apelimit të rivlerësimit kalimtar” me 4 milionë lekë në zërin shpenzime personeli.

Në të njëjtën masë u pakësuar fondi në programin “Veprimtaria e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.