Albania

Qeveria në Kosovë merr vendimin: Shkollat do të mbyllen në datën 18 dhjetor, pushimet dimërore do të zgjasin një muaj

Kryeministri, Avdullah Hoti ka lajmëruar për masat qe do të marrë në luftën ndaj Covid-19.

Në një konferencë për mediat Hoti ka thënë se gjendja në Kosovë në përballje me virusin është nën kontroll, por është serioze pasi ka shënuar një rritje të infektimeve.

Si pasojë, kryeministri ka vendosur që shkollat do të mbyllen në datën 18 dhjetor dhe pushimet vjetore do të zgjasin për një muaj.

“Gjendja është mjaft serioze, por është nën kontroll dhe institucionet përkatëse janë duke e bërë punën e vet. Në bazë të vlerësimit të Institutit, praktikisht ne e kemi vendosur nën kontroll zgjerimin më tutje të pandemisë. Ky gjysmëvjetor do të përfundojë më datë 18 dhjetor. I lus shkollat e komunat që t’i mbyllin tashmë punët sa i përket këtij gjysmëvjetori të vitit shkollor. Shkollat do të hapen me 18 janar. Një muaj do të jetë pushim dimëror”, tha Hoti në konferencë.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar 40.117 raste pozitive, ndërsa 1,026 persona kanë humbur jetën.

j.l./ dita

Football news:

Shalimov about Miranchuk: Atalanta is an ideal team for him. Don't go anywhere
Agent about Wendel in Zenit: A risky deal, may not be justified
Shevchenko about Ukraine at Euro 2020: Goal-minimum-exit from the group
Tottenham are Interested in Southampton's top scorer Ings. He has 7 goals in 13 Premier League games
Midfielder Loko Berkovskiy focuses on de Bruyne: I give passes more often, I don't hit many goals, but I draw conclusions
Ex-coach Genoa Nicola took charge of Torino
Lampard on 8th place Chelsea: I can handle the pressure