Albania

“Qyteti 15-minutësh” Veliaj: Në lagjet e reja do të ketë jetë 24 orë, jo vetëm rezidenciale, por dhe administrative dhe artistike

Lagjet e reja të Tiranës, të cilat do të ringrihen pas tërmetit të 26 nëntorit, do të jenë lagjet model të Shqipërisë së të ardhmes.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, në një intervistë për “Fax News”, ka shpjeguar idenë e “Qytetit 15-minutësh” mbi të cilën është ndërtuar filozofia e funksionimit të dy lagjeve të reja në kryeqytet, të cilat nuk do të shërbejnë vetëm për banim, por do të ketë dhe institucione zyrtare dhe kulturore të cilat do t’i japin interaktivitet këtyre zonave. “Zona e “5 Majit” do të jetë rezidenciale dhe administrative.

Do të jenë zyrat e reja të Doganës, të Tatimeve, Hipoteka, Legalizimet, pra, shumë prej shërbimeve publike do të transferohen aty, sepse nuk duam që të ketë stigmën e një zone ku kanë shkuar vetëm nevojtarët e tërmetit. Pra, jo vetëm ultramoderne, por të ketë jetë 24 orë, paradite me administratën dhe pasdite me njerëzit që kthehen nga puna në lagjen e re.

Në Kombinat miksimi do të jetë rezidenciale dhe artistike. Do të kemi disa muzeume, një shkollë të dizajnit, shkollën e re të arkitekturës, muzeun e arteve moderne, ekzaktësisht, për ta jetuar edhe atë lagje 24 orë. Pra, të jetohet paradite me turizëm, me universitetin, me studentët dhe pasdite pjesa rezidenciale. Është ajo që po rekomandohet kudo në Europë dhe që quhet “Qyteti 15 minutësh”. Pra, të kesh mundësi që në një rreze prej 15 minutash ecjeje në këmbë, të kesh shumicën e shërbimeve të përqendruara aty,” u shpreh Veliaj. Kryebashkiaku tha se, rindërtimi i lagjeve të reja do të bazohet në modelin e Bulevardit të ri.

“Në lagjet e reja duam të nxjerrim pak mësime nga lagjet e vjetra, – legalizime jashtë kritereve, prona të kthyera jashtë kritereve, abuzime e çudira shqiptare që duhet të marrin fund, – duhet t’i ngjajnë Bulevardit të ri. Fillimisht bën infrastrukturën, pastaj bën ndërtesën. Do bëhen gjërat për së mbari. Besoj që do kemi lagjet model të një Shqipërie të së ardhmes,” u shpreh Veliaj.

h.b/dita

Football news:

Barcelona will not let go in January. The goalkeeper is Interesting to Arsenal
At the beginning of the Atalanta more goals than matches in the start. We explain how he and Gasperini get used to each other
Ex - Liverpool defender Flanagan is close to a move to Poland's Jagiellonia
Rodgers on 2-0 with Southampton: Should have scored more. Leicester are 2nd in the Premier League
Real Madrid may call up Castilla's top scorer Hugo Duro due to Jovic's departure
Covid at Ruiz's. The midfielder will not play for Napoli against Juve in the Italian Super Cup
Lampard on Hudson-Odoi: Callum is in great shape and will definitely get playing time