Albania

Rama: Ky dimër do të jetë i vështirë, nuk përjashtohen masa të tjera shtrënguese

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar gjatë një bashkëbisedimi me studentët në portalin studentor se ky dimër do të jetë i vështirë nga pikëpamja shëndetësore, megjithatë shtoi se do të dalim të fortë nga kjo sfidë.

Ai tha se për momentin nuk është folur për masa shtesë shtrënguese, duke qenë se sipas tij situata duket në ekuilibër, por nuk e përjashtoi një vendimarrje të tillë në ditët në vijim.

“Në shumë aspekte mund të thuhet që më e keqja ka kaluar ndërkohë që në aspektin e pandemisë mund të themi se jemi duke kaluar më të keqen sepse ky dimër do të jetë shumë i vështirë nga pikëpamja shëndetësore. Do ta kalojmë dhe do të dalim më të fortë.

Masat shtrënguese nuk i vë unë por ekspertët. Masa më e rëndësishme mbetet se çfarë bëjmë secili si individ. Deri tani ma ha mendja që nëse shohim atë që është problemi kryesor i kësaj sfide, aftësinë për të përballuar fluksin në spital, jemi në ekuilibër. Nëse shohim fatalitetet jemi në ekuilibër. Për momentin nuk kemi folur për masat shtrënguese por kjo nuk i përjashton ato sepse vendoset hap pas hapi”, u shpreh Rama.

j.l./ dita

Football news:

Brother Chalova moved to the Serbian Subotica
Barcelona will not sign Garcia in the winter due to financial problems
Rodgers on the draw with Everton: It was unlucky that Leicester did not score the second goal
Ancelotti on 1-1 with Leicester: I don't remember Hames scoring with a right before
Andrea Pirlo: In my 1st season at Juve, we were behind Milan, but we took the title. Everything depends on us
The judge made two mistakes. De Gea was pushed and there was no foul on our cancelled-out goal. Solskjaer on the loss to Sheffield
Maguire on the defeat to Sheffield Wednesday: We gave the opponent two goals, we didn't play at the level we expected