Albania

Rama: Nafëtarët nuk marrin rroga sepse s’punon fabrika. Duhet të dalin nga greva e urisë dhe më pas të diskutojnë hallin që kanë

Nga foltorja e Kuvendit, Rama tha se gratë naftëtare duhet të dalin nga greva e urisë dhe më pas të diskutojnë hallin që ato kanë. Rama thotë se rrogat e tyre nuk po merren pasi nuk po punon fabrika.

“Ata nuk marrin rroga sepse fabrika nuk punon. Është e rëndësishme që në përpjekjen tuaj të sinqertë për të ndihmuar njerëzit, përgatituni. Nga dëshira për ti ndihmuar nga padija mund të bëni dëm.  Nga ana tjetër është e pavërtetë që unë hesht. Ne dëgjojmë dhe dëgjojmë shumë mirë.

Por ka një problem, punonjësit e një kompanie private e  cila falimenton, trajtohen nga shteti me asistencë sociale. Ky është detyrimi që ka shteti.

Çështja është se ne jemi të dëgjueshëm ndaj hallit të tyre, ne e dimë që ata nuk janë aty për asistencë sociale. Asistenca implikon largimin përfundimtar prej aty. Ata duan paga. Nga kush i duan pagat? Nga shteti. Si mund të jetë që një ndërmarrje private falimenton, ata futen në grevë dhe i kërkojnë pagë shtetit.

Nuk jemi më në komunizëm.  Marrëdhëniet e punës dhe marrëdhëniet mes individit dhe shtetit kanë ndryshuar. Këtë gjë njerëzit në grupe të caktuara nuk duan ta kuptojnë.

Thënë të gjitha këto unë po ua përsëris çdo ditë. Mbase dhe ju më ndihmoni mua meqë keni kontakt, që ato ta mbyllin grevën

Kjo qeveri nuk bashkëbisedon nën presion. Nuk i lejojmë veten, që këtu të krijohet precedenti që je i pakënaqur me sipërmarrësin, ti futesh në grevë dhe merr ato që kërkon pa pranuar të dëgjosh edhe palën tjetër.

Përfitoj nga rasti t’ju ftoj dhe ju që të bashkoheni me mua në përpjekje që zonjat ta mbyllin grevë. Sa kohë janë aty bisedimi nuk do ndodhë. Kjo është parimore, jo se nuk dua unë, por janë parimet që funksionon shteti dhe qeveria“, tha Rama.

Football news:

Maradona is the best dribbler with a phenomenal number of goals and assists. But is it true that he won Serie A alone?
Italian championship. Juventus will play Benevento, Atalanta Miranchuk against Verona, Inter away to Sassuolo
Ex-Manchester United defender Valencia moved to Mexico's Queretaro
Gerard Pique: I always dreamed of becoming President of Barca, but I don't know if it will happen
Rejoice and enjoy life in this mediocre time. Remember the great phrases Maslachenko-join
Ex-Manchester City defender Lescott has resumed his career with racing Murcia of the Spanish 4th division
Lampard on Chelsea vs Tottenham match: We are fighting for leadership, the game will be important. But there is still a long way to go