Albania

Rama publikon videon: Oferta fituese për demokratët, “Jepja Lulit e merr Monikën megjithë Ilirin” dhe bota është e jotja


TIRANË, 30 tetor/ATSH/ “Oferta fituese për demokratët ‘Jepja Lulit e merr Monikën megjithë Ilirin!’ dhe bota është e jotja”. Kështu u shpreh sot Kryeministri Edi Rama, ndërsa ndau një video ku paraqitet sjellja që kanë lidhur me pandeminë e COVID-19, Presidenti Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Në një kohë kur Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një letër Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu me kërkesën për të shqyrtuar masat e marra ndaj COVID-19, në video duken pamje filmike të vetë Presidentit në një ambient ku nuk respektohen masat antiCOVID.

Veçanërisht pas shkeljes së njëanshme dhe brutale të marrëveshjes konsensuale të 5 qershorit, është shprehur Meta në letrën dërguar ministres Manastirliu, situata e pandemisë pritet të përkeqësohet.

Ndërkohë në deklaratat e saj në vijimësi, Kryemadhi e ka pranuar se nuk e njeh COVID,

“Unë nuk e njoh COVID. Unë mendoj se çështja e koronavirusit është një konspiracion. Është një konspiracion, i cili synon një riformatim ndryshe të botës, të ekonomisë. Shqipëria në gjithë këtë botë të madhe është një pikë në oqean”, është shprehur më herët Kryemadhi.

Ashtu siç është shprehur në intervista televizive, Kryemadhi beson se “fatin e secilit nga ne nuk e ka as qeveria as politika, fatin e secilit nga ne e ka në dorë Zoti, sepse ka pasur epidemi edhe më përpara kur s’ka pasur as armë, as mjete, por njerëzit shkonin nëpër kisha, nëpër xhamia, faleshin”.

/m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Holand continues to insist that he is a monster. Fastest in the history of the Champions League scored 15 goals (and added 16)
Koeman on the victory over Dynamo Kyiv: We achieved our goal-we reached the playoffs
Solskjaer on 4:1 with Istanbul: Manchester United played intensely, enjoyed the match. We want to be 1st in the group
Forward Ferencvaros Troll Cristiano: celebrated a goal in his style. Ronaldo responded with a goal and a very angry look
Morata scored 5 goals in 4 games in the Champions League for Juve. His best result is 5 in 12 games in the 2014-15 season
Holand has scored 15 goals in the Champions League the fastest. 7 games better than the record
Ludicrous omission of the Champions League match: the Brugge forward did not want to transfer to the bus, and he was kicked out