Kryeministri Edi Rama ka refuzuar një çmim vlerësimi nga Urdhri i Infermierit.

Rama thotë se sot nuk e meriton ta marrë këtë vlerësim pasi në ditën e infermierëve është i vetmi që ikën me nderim.

Ai thotë se do të bëjë një kompromis, do e marrë certifikatën kur rroga e infermierëve të rritet 40%.

‘’Me lejen tuaj nuk do e marr certifikatën.  E refuzoj ta marr. Sepse nuk më takon. Po duke qenë se tani ju nuk doni ta lini në siklet Presidenten. Them të bëjmë një kompromis. Certifikatën ta mbajë Urdhri, do e marr pasi rroga të rritet. Se s’ka kuptim. Pa vënë fare në dyshim që e keni menduar këtë punë. Unë nuk e marr këtë, sepse nuk e meritoj. Jam shumë i sinqertë. S’ka shans të vij unë këtu sot, dhe i vetmi që ikën  me nderim .Do e lë certifikatën tek urdhëri. Llampën do e marr që duhet të shkosh të marrësh certifikatën .Do e marr kur të rritet paga 40%. ‘’- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb