Albania

Rama takim me infermierë nga e gjithë Shqipëria, mbahet 1 minutë heshtje për ata që humbën jetën nga Covid 19. Kim dhe Soreca: Jeni heronj! Keni mbështetjen tonë

Në Ditën Botërore të Infermierëve, kryeministri Edi Rama dhe ambasadorët Luigi Soreca e Yuri Kim, kanë zhvilluar një takim me infermierë nga e gjithë Shqipëria, në amfiteatrin tek Liqeni i Tiranës.

Po ashtu në këtë takim është mbajtur një minutë heshtje në nder të bluzave të bardha, të cilët kanë humbur jetën në luftë me Covid-19.

Ambasadorja Kim tha se SHBA do vazhdojë të mbështesë Shqipërinë dhe se infermierët dhe mjekët kanë frymëzuar botën.

“Ne nderojmë sakrificën e atyre që punojnë pa u lodhur. Këtë vit , u jemi mirënjohës veçanarisht infermierëve dhe mjekëve. Keni qenë në vijën e parë të luftës, duke luftuar për të shpëtuar jetë. Disa prej jush kanë vajtuar kolegë apo anëtarë familje pasi kanë humbur jetën nga covid. Sot bashkohemi për të nderuar infermierët që humben jetën për shkak të kësaj pandemie. Pavarësisht sesa iu ka kushtuar pandemia, ju gjetet guximin dhe përkushtimin për të vazhduar luftën. Dhe për botën, ju jeni heronjtë e rinj. Do u jemi gjithnjë mirënjohës. SHBA e ka ndihmuar Shqipërinë me më shumë se 2 mln dollar. SHBA kanë angazhuar më shumë se 4 miliardë dollarë për programin COVAX”, tha ambasadorja Kim.

Edhe ambasadori Soreca u shpreh se BE do vazhdojë të ndihmojë Shqipërinë.

“Jam i nderuar të jem sot këtu për të përkujtuar sakrificën e stafit paramjekësor gjatë pandemisë. Dua të kujtoj të gjithë stafin, 3 mijë personat, që sakrifikuan jetën e tyre për të ndihmuar të tjerët, si dhe infermierët që humbën jetën gjatë pandemisë. Ata na ndihmuam për të zbutur efektin e virusit në popullsi, duke ndihmuar pacientët jo vetëm nga ana shëndetësore, por edhe nga ana psikologjike. Ata vazhduan të ishin në fushën e betejën në luftën kundër virusit, edhe gjatë procesit të vaksinimit. Infermierët u bënë ura bashkëpunimi për komunitetet, duke ndihmuar në këto momente të vështira. Ne jemi të vetëdijshëm se mungesa e stafit, për shkak të mbingarkesës, dhe kushtet e punës, janë çështjet që duhen adresuar. Duhet punuar në muajt në vijim. Ne si BE jemi në anën tuaj, jemi të përkushtuar për të ndihmuar Shqipërinë.

Ne mbështesim planin e vaksinimit në Ballkan. Ka qenë një përpjekje e fortë nga BE dhe vendet anëtare. Ne qëndrojmë të përkushtuar për të mbështetur përpjekjet e Shqipërisë për të luftuar sëmundje si koronavirusi, por edhe për të rritur cilësinë e sistemit të shëndetësisë. Të dhënat tregojnë se ka një ngadalësim të shifrave të Covid-19, por është e rëndësishme që të vijojë zbatimi i masave. Ky është një moment për të përkujtuar ata që humbën jetën nga koronavirusi. BE dhe Shqipëria kanë nevojë t’i japin fund kësaj pandemie dhe t’i japin formë një të ardhmeje të re. Të gjithë së bashku duhet ta tejkalojmë këtë krizë dhe të ofrojmë një të ardhme të re”, u shpreh ambasadori Soreca.

o.j/dita

Football news:

Smertin recalls Euro 2004: he almost fought in the joints, defended against the young Cristiano and understood the excitement of the Bridge
Gareth Southgate: We shouldn't be football snobs. In matches with top teams, diversity is important
Leonid Slutsky: I am still sure that the Finnish national team is the outsider of our group. They were very lucky against Denmark
I'm not a racist! Arnautovic apologized for insulting the players of the national team of North Macedonia
Gary Lineker: Mbappe is a world-class star, he will replace Ronaldo, but not Messi. Leo does things that others are not capable of
The Spanish fan has been going to the matches of the national team since 1979. He came to the Euro with the famous drum (he could have lost it during the lockdown)
Ronaldo removed the sponsored Coca-Cola at a press conference. Cristiano is strongly against sugar - does not even advertise it