Albania

Ratkoceri: Është koha për të thënë të vërtetën, sado që të jetë e dhimbshme

Arben Ratkoceri i ftuar në emisionin e sontëm “Programi 200” ku debatohet rreth raporteve Maqedoni-Bullgari, u shpreh mes tjerash se pala maqedonase në këtë çështje është e ndarë. Sipas tij një pjesë mendojnë se themelet e Maqedonisë janë mbi bazën e antifazhizmit, një pjesë tjetër që thotë se themelet e Maqedonisë janë në Ilinden, ndërsa pjesa e tretë që thotë se themelet e Maqedonisë janë në antikitet. Sipas Ratkocerit është koha dhe momenti kur duhet të merr guximi dhe  të thuhet e vërteta, sado që të jetë e dhimbshme.

Realisht debati në shoqërinë maqedonase është një debat që në shoqërinë shqiptare ka filluar shumë më herët, do të kisha thënë diku pas viteve të 90, tani këto ballafaqohen me një realitet pak më ndryshe, nga ajo që janë edukua dhe kanë mësua nga 45 e këtej. Ja për shembull kolegia thotë se themelet e Maqedonisë janë mbi bazën e antifazhizmit, por ke një pjesë të shoqërisë maqedonase që thonë se themelet e Maqedonisë janë në Ilinden. Pastaj kemi një strukturë tjetër që thotë themelet e Maqedonisë janë në antikitet. Do të thotë është një debat i brendshëm, brenda shoqërisë maqedonase. Tani nëse e sheh problemin nga anësh, unë si shqiptar, si e shoh këtë debat, unë e shohë në këtë formë, shoqëria maqedonase është e ndarë, elita e krijuar nga 45 e këndej duan të besojnë tezën e themelimit të shtetit në atifashizëm. Një pjesë tjetër më rurale, ose që ka qenë e lidhur me VMRO-në sidomos gjatë viteve mes dy luftërave mendojnë që themelet janë nga Ilindeni dhe këtej, dhe një shtresë më e vogël mendojnë në atikë. Defekti më i madh, më shqetësues është mos guximi për hapjen e një debati mes shoqërisë maqedonase për këto tre çështje. Kjo shoqëri duhet të merr guximin  dhe të thotë të vërtetën që do të reflektonte në këto bisedime. E vërteta është  dhimbshme”, tha Ratkoceri.

The post Ratkoceri: Është koha për të thënë të vërtetën, sado që të jetë e dhimbshme appeared first on Alsat.

Football news:

Nepomnyashchy against reducing the RPL to 12 clubs: Russia is not ready to sacrifice a large number of fans
Wolverhampton loan Willian Jose from Sociedad with a buy-out option
AC Milan are close to loaning Tomori to Chelsea with a 20+ million euro buy-out option
Spartak about fans convicted for fighting at Euro 2016: Fedun personally helped them financially
Lewandowski updated the Bundesliga record by scoring 22 goals in the 1st round
Flick on Bayern: Our goal is to stay on top
Goalkeeper Alcoyano has 10 saves in the match with Real Madrid. Most of all in the season among the rivals of Madrid