Albania

Reforma në Drejtësi/ Gjonaj: Institucionet e reja kanë arritur rezultate, vlerësime nga ndërkombëtarët

TIRANË, 3 mars /ATSH – I. Vata/ “Rezoluta që u miratua në parim nga Parlamenti Europian duke i rekomanduar Këshillit për mbajtjen e konferencës ndërqeveritare me Shqipërinë është rezultat edhe i zbatimit të Reformës në Drejtësi”, deklaroi sot ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, në një intervistë televizive.

Gjonaj tha se Reforma në Drejtësi nuk ka vlerësime vetëm nga PS, por janë vlerësime që njihen nga ndërkombëtarët.

“Padyshim, unë e kam thënë edhe më herët se ka patur vonesa për zbatimin e reformës. Vonesa që kanë ardhur nga shumë aktorë, por shpeshherë dhe ata politikë në ngritjen e institucioneve të reja të Reformës në Drejtësi, por kjo nuk do të thotë se kemi vërejtje. Padyshim si një kantier i ri ndërtimi edhe Reforma në Drejtësi ka problematikat e veta, por jemi në rrugë të mbarë për sa kohë të gjitha institucionet e reja të drejtësisë pothuajse  kanë përfunduar ngritjen, janë duke përfunduar dhe ndërkohë kanë arritur të kenë rezultate shumë të mira sidomos në plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese, në dhjetor 2020, po ashtu edhe në verifikimin dhe plotësimin e kandidatëve për Gjykatën e Latë”, tha ajo.

Gjonaj sqaroi se janë vërejtur disa problematika e kjo ka bërë që të kërkohen disa ndryshime të cilat nuk cenojnë as arkitekturën e Reformës në Drejtësi, dhe as parimet që garanton Reforma në Drejtësi.

“Janë disa ndryshime që supozohen të rrisin efektshmërinë e sistemit të drejtësisë për të ulur volumin e çështjeve të shumta që presin tashmë në Gjykatën e Lartë, për të rritur efektshmërine e Gjykatave të Apelit në gjykimin e çështjeve që janë aty tashmë prej disa vitesh dhe njëkohësisht për të zhbllokuar disa procese ku janë hasur vështirësi nga institucionet e reja të drejtësisë, të cilat nuk zhbëjnë arkitekturën, parimet kryesore të Reformës në Drejtësi”, u shpreh Gjonaj.

Gjonaj sqaroi se boshllëqet e krijuara nga Vetingu në sistemin e drejtësisë do të plotësohen në mënyrë graduale.

“Jemi të vetëdijshëm se ka patur një numër shumë të lartë gjyqtarësh dhe prokurorësh, ndryshe nga ajo që ne kishim menduar, që janë larguar nga sistemi, por dhe nga ana tjetër nëpërmjet Shkollës së Magjistraturës është rritur numri i magjistratëve që ndjekin shkollën dhe që janë të gatshëm për t’u përfshirë në sistem”, theksoi Gjonaj.

“Nëse përpara ka patur 20 magjistratë në total, tashmë ky numër është trefishuar, pra është një armatë, tre herë më e lartë në numër, që do të përfshihet dhe do jetë pjesë e sistemit të drejtësisë. Nga ana tjetër, jemi duke punuar prej një  viti për një hartë të re gjyqësore e cila duke sjellë riorganizim të ri do të bëjë të mundur edhe plotësimin me gjykatës dhe prokurorë. Gjithashtu Këshilli i Lartë Gjyqësor po punon për plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën e Apelit e cila ka hapur thirrjen që në korrik të vitit të kaluar dhe besoj se do jenë në fazat finale të verifikimit dhe gjykimit”, tha ajo. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Gasperini before the game with Juve: Ronaldo is a real phenomenon, but it would be better if Dybala missed a week or two
Barcelona estimates Dembele at 50 million euros. Juve may lower the price by including Rabiot in the deal
Flick announced his retirement from Bayern Munich at the end of the season. He is expected to take charge of the German national team
Thomas Tuchel: Chelsea are in the semi-finals of the FA Cup and the Champions League, and also want to get into the top 4 of the Premier League. There are crucial matches ahead
The city is turning into a technological monster: they invited an astrophysicist-tactician, cooperate with IT manufacturers and Google
Rostov midfielder Gigovic was sent off for two yellow cards in the match with Loko
Musiala made his first double for Bayern