TIRANË, 26 tetor /ATSH – I. Vata/ Për herë të parë në Shqipëri, nuk ka të mitur në asnjë institucion të ekzekutimit të vendimeve penale ku janë edhe të rriturit.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ku deklaroi se, “një nga arritjet më të spikatura në krye të Ministrisë së Drejtësisë dhe reformave në sistemin penitenciar është vendosja e të gjithë miturve në një institucion të vetëm”.

“Përqendrimi i të gjithë të miturve në IEVP e Kavajës edhe nga ndërkombëtarët është konsideruar një histori suksesi ku të miturit në këtë institucion trajtohen me programet më të mira ndërkombëtare për riedukimin dhe riintegrimin e tyre në shoqëri”, tha Gjonaj. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.