Albania

Reforma Zgjedhore/ Bylykbashi: Nuk kemi kompromis për çështjet kryesore me shumicën, ja çfarë po ndodh

I mandatuari nga PD-ja për tryezën e Këshillit Politik, Oerd Bylykbashi tha se kur duhen edhe 8 ditë nga përfundimi i afatit të Reformës Zgjedhore, ende nuk ka konsesus opozitë- mazhorancë.

Ai hodhi poshtë deklaratat e bashkëkryetarit të komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri, që tha më herët se ka dakordësim për disa çështje. Ai thotë se nuk ka dakordësim për çështjet kryesore. Opozita prej 9 marsit ka propozuar disa paketa dhe nuk ka asnjë përgjigje nga mazhoranca prej më shumë se 2 muajsh.

”Ne kërkuam që takimi të ishte në datën 25. çdo ditë e fituar është e fituar në Reformën Zgjedhore. është dakordësuar të fitojë më 25 maj. Opozita ka bërë propozime për çështjet kardinale të procesit zgjedhor që përputhen me rekomandimet e ODIHR.

Deri më 9 mars kishim propozuar një numër paketash.

Nuk kemi përgjigje prej tyre, nuk janë përgjigje deklaratat. Përgjigjet japin garanci dhe për konsensus. Deri tani nuk ka konsensus.

Kompromisi është diçka reale, kur arrihet publikohet. Nuk mjafton që të krihesh para pasqyrës. Asnjë nga çështjet kardinale, krimi zgjedhor, si do mbrohet liria e zgjedhësve, sekreti i votës, kush do administrojë zgjedhjet, dhe në fund kush do gjykojë. Pra këto janë çështjet kardinale.

Për këto kemi bërë propozime. Pra nuk ka kompromis dhe kjo nuk fshihet. Sot kemi vëzhgues me të drejta në sistemin zgjedhor. Mazhoranca nuk mund t’ia marrë opozitës. Në vendet e tjera është arritur me mund që zgjedhjet mos vëzhgohen nga qeveria në pushtet. Nuk heqim dorë nga garancia për vëzhguesit e tyre.”- tha Bylykbashi në News 24.

o.j/ditra

Football news:

5 matches of the Premier League and the championship game of Liverpool will be held on neutral fields at the request of the police
Rosel on prison in Spain: one idiot said I was a fucking Catalan and all Catalans should die
We went to the Danish stadium through Zoom: a 40-meter screen with video, a bulldog fan and attempts to sing at a distance of thousands of km
Werner will not transfer to Inter
Flick about comparisons with Heynckes: He's on a different level. Jupp had been successful for years, and I only came in November
Smertin got into the Premier League because of Abramovich's kindness: the transfer to torpedo failed, the billionaire sheltered him in Chelsea
Ruediger tries to convince Werner to move to Chelsea