Albania

Remont në linjën Elbasan-Ibë, OSHEE: Kufizohet energjia më 22 shtator

TIRANË, 21 shtator /ATSH/- Operatori Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njofton abonentët e qytetit të Tiranës se, për shkak të remontit të parashikuar nga Operatori i Sistemit të Trasmetimit (OST) në linjën Elbasan-Ibë, në datën 22 shtator gjatë intervalit kohor 05:00-10:00, do të stakohet energjia në 5 zona në Tiranës: Zona e Krrabës, Kllojkë, Rozavera, Pashkashesh, Fravesh.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) vijon investimet për garantimin e sigurt të furnizimit të energjisë elektrike. Kryesisht remonti në linjën Elbasan-Ibë konsiston në riparimin dhe vendosjen e pjesëve të  amortizuara duke vendosur kabllo të cilësisë së lartë, për garantim të sigurt të furnizimit me energji elektrike.

Në nënstacionin elektrik të Ibës ka përfunduar investimi me vlerë afro 1 milion dollarë, i Operatorit të Sistemit të Transmetimit, duke rritur në këtë mënyrë sigurinë energjetike, si dhe duke modernizuar sistemin e menaxhimit të këtij nënstacioni, përmes instalimit të pajisjeve që garantojnë komandimin në distancë.

Përfitues të këtij investimi, bën të ditur OSHEE, janë rreth 5 mijë banorë të zonës. Ndërsa investimet vazhdojnë, falë kontributit me pagesën korrekte të faturave që kryejnë abonentët dhe mirëmenaxhimit të OSHEE-së. /e.xh/z.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Van Dijk successfully operated after a knee ligament injury sustained in the game against Everton
Eriksen on why he doesn't play enough for Inter: Ask Conte
Alisson on van Dijk's injury: It was an optional action by Pickford, 100%
For public Masturbation, midfielder anjera El-Melali was sentenced to 18 months in prison on probation
We continue to collect the best team in history. Now the right-wing defenders of the
Ryan Giggs: It may be 15-20 years before the Manchester United title
Galaxy fired head coach Skelotto