Albania

Riatdhesimi i fëmijëve nga kampi i Sirisë/ Rama drejt Libanit: Përpjekje diplomatike prej një viti

TIRANË, 26 tetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se “jemi një hap nga finalizimi i fazës së parë operacionit kompleks për nxjerrjen e fëmijëve shqiptarë nga ferri i kampeve të Sirisë, pas një përpjekjeje diplomatike prej më shumë se një viti tanimë”.

“Nëse me ndihmën e Zotit gjithçka do të shkojë sipas planit, nesër do të kthejmë në atdhe katër fëmijë dhe do të hapim rrugën për finalizimin e fazës së dytë, ku do të kthejmë edhe pjesën tjetër”, tha Kryeministri.

Ndërkohë një një intervistë për Top Channel, Rama konfirmoi se do të udhëtojë personalisht drejt Libanit. “Është jashtëzakonisht e rëndësishme që e gjithë pesha e autoritetit të qeverisë të jetë e pranishme kur jemi në fazën e zbatimit të një operacioni shumë kompleks, të përgatitur prej shumë kohësh dhe të kombinuar me forcat tona që janë atje në terren prej disa kohësh dhe forca të tjera”, tha Rama.

Ndërkohë, ai theksoi se “operacioni është ndarë në dy faza”. “Pasi janë zhvilluar negociata të pafundme sekrete, në këtë fazë të parë që është në zbatim tani që flasim, shpresojmë që me ndihmën e Zotit të kemi 4 fëmijë dhe një nënë të plagosur në kushtet shëndetësore të vështira. Ndërkohë, për fëmijët e tjerë menjëherë do të lançohet faza dy. Por është e rëndësishme që faza 1 të mbyllet me sukses. Uroj dhe shpresoj që t’ja dalim dhe t’i kthejmë fëmijët për të cilët jemi shumë të përgatitur këtu me vendin e akomodimit, psikologët dhe me të gjithë kujdesin shëndetësor të nevojshëm. Dhe pastaj me ndihmën e Zotit të sjellim edhe të tjerët”, tha Rama.

Kryeministri tha se për momenti nuk do të fliste më shumë rreth negociatave që janë kryer për këtë çështje dhe “pastaj në momentin që fëmijët do të jenë përfundimisht në duar të sigurta mund të themi dhe gjësendi më tepër”.

“Vështirësia më e madhe, ju e dini se sa komplekse është situata, se sa të ngatërruara janë ekuilibrat e forcave në atë territor. Ju e dini se çfarë është ai kamp i tmerrshëm, ju e dini që ne na duhet të kalojmë përmes kanalesh nga më të ndryshmet pasi nuk kemi një kanal të drejtpërdrejt me qeverinë e Damaskut. Është një operacion që do të duhej një roman me disa vëllime për ta shkruar”, tha Rama, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit mbi vështirësinë e këtij operacioni./m.m//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Hertha celebrated the victory with empty stands: they applauded, talked, Guendouzi even threw a t-shirt
Tuchel does not intend to renew his contract with PSG. He will become a free agent in the summer
Massimiliano Allegri: I Want to work in the Premier League. The League is progressing thanks to foreign coaches
Branislav Ivanovich: Abramovich is one of the most important people in my career. Not just the owner, but a friend
Zlatan Ibrahimovic: Jordan's Chicago is a perfect example of the character of the winners. I'm not Michael, but I also demand a lot
For the first time, Ronaldo does not Interfere with Juventus. This season will be his best in Italy, but Torino risk repeating real's problems
Serginho Dest: I Hope to play with Messi for another season. Everyone wants him to stay