TIRANË

Ish-deputeti i PD Genc Pollo ka reaguar pas publikimit të raportit të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian për Shqipërinë.

Pollo thotë se ky raporton rikonfirmon se qeveria Rama ende nuk i ka përmbushur kushtet për çeljen e negociatave si p.sh dënimin e votëblerësve.

Ai falënderon raporterët Santos e Lega si dhe eurodeputetët e tjerë për thënien e të vërtetave açik. Sipas tij, kështu ndihmohet realisht Shqipëria.

“Sot Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian miratoi njëzëri raportin për Shqipërinë. Raporti e rikonfirmon se Qeveria Rama ende nuk i ka përmbushur kushtet për çeljen e negociatave si p.sh dënimin e votëblerësve, (dosja 339 e 184), dënimin e zyrtarëve të lartë për korrupsion, korrigjimin e ligjit anti-fjalë etj.
Falënderime të përzemërta për raporterët Santos (Social Demokrat) e Lega (Popullor) për punën e tyre dhe për thënien e të vërtetave açik. Po ashtu edhe për eurodeputetë të tjerë kontribuues e për grupet e tyre. Kështu ndihmohet realisht Shqipëria europiane.
Para tre ditësh në Bruksel po të njëjtën të vërtetë e deklaroi hapur edhe zoti Borrel, Përfaqësuesi i Lartë i BE; në prani të Edi Ramës! Ky i fundit është i vetmi shqiptar që nuk ia dëgjon veshi këto fjalë.
Në fakt më shumë se atij i adresohen publikut shqiptar.
Mbas 25 prillit me ndryshimin e pritshëm do të fillojnë të hiqen me shpejtësi pengesat artificiale të kësaj qeverie në mënyrë që Konferenca Ndërqeveritare me BE të mbahet në vjeshtë. #25PrillNdryshim”, deklaron Pollo.

Genc Pollo
Genc Pollo
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb