Albania

Rindërtimi në Kombinat, nis shembja e 9 pallateve të para Veliaj: Të gjithë do trajtohen me bonusin e qirasë derisa të marrin çelësat e shtëpisë së re

Bashkia e Tiranës ka vijuar punën në terren me lagjen e re që do të rindërtohet nga e para në Kombinat, ku ka nisur sot prishja e 9 pallateve të para, nga 23 që do të shemben gjithsej në këtë zonë mjaft të goditur nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, sëbashku me Kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ishin sot në kantierin e dytë më të madh në Tiranë të Programit të Rindërtimit, për prishjen e pallatit të parë, i cili do t’i hapë rrugën sheshit të madh të transformimit të të gjithë kësaj lagjeje sipas projektit të arkitektit italian Marco Casamonti.

Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se qytetarët kanë qenë mjaft bashkëpunues në të gjithë fazat e këtij procesi, për të cilin janë kryer dhe dëgjesa publike për çdo objekt të vlerësuar nga ekspertët për tu shembur.

“Pallati numër 152, kategoria DS5, është një nga 9 pallatet e para që tashmë e ka dhe lejen e prishjes dhe të gjitha procedurat e ndërhyrjes. Ka rënë gjysma e pallatit. Janë të gjitha muret guri. Themelet kanë qenë një sajesë. Një tërmeti tjetër nuk do i bënin ballë. Në total janë 23 pallate që do prishen. Në 9 të parat kemi emetuar lejen, sipas të gjithë procedurave, me njoftimin dhe gjithë dakordësinë dhe do vazhdojmë 9 e nga 9 derisa të mbarojnë të gjitha. Të gjithë banorët kanë qenë bashkëpunues,” u shpreh Veliaj.

Ai ka garantuar të gjithë qytetarët e Kombinatit se do vijojnë të marrin bonusin e qerasë deri ditën që do futen në apartamentin e ri.

“Të gjithë banorët po trajtohen me bonusin e qirasë, i cili do të vazhdojë deri ditën që do marrin çelësat e shtëpisë së re. Në total kemi 2600 familje me bonusin e qirasë, të cilin qeveria e buxhetoi edhe në buxhetin e ri,” u shpreh Veliaj.

KombinArt që do të jetë një lagje shumëdimensionale ku qytetarët do të kenë mundësi të ndërveprojnë midis tyre, duke krijuar sinergji te reja dhe duke ndërtuar një komunitet të shëndetshëm dhe gjithëpërfshirës. Krahas banimit, do të ofrohen hapësira të reja për koncerte, ekspozita, instalacione arti, evente të ndryshme artistike, duke u prezantuar si një qendër e re e jetës artistike dhe kreative në qytet, në përputhje me politikat urbane për zhvillimin e poliqendrave te reja.

Football news:

Valencia can sign forward Bordeaux de Preville in the summer for free
Ole Gunnar Solskjaer: I've never had a problem with Pogba. He is frank and honest with me
Klopp on 0:1 with Burnley: If we won, playing poorly, everyone would say: They have a result again. It wouldn't have helped us
Ramos is the most productive defender in the period from 2011 to 2020. He has 89 goals (IFFHS)
Frank Lampard: Chelsea have lost some ground. Our character remained the same, he won us matches
Ko view in the Frame: 2 employees of the club fell ill. Medical examination of El Shaarawy postponed
Klopp on Salah's future: I don't think it will ruin the season. Normal thing for the world of football