Albania

Rindërtimi/ Nis shembja e pallateve në Kombinat, Rama: Ata që janë tre kurora në një çati marrin tre shtëpi

TIRANË, 1 dhjetor /ATSH – I. Vata/- Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot prishjen e pallateve në Kombinat të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntori për t’i hapur rrugë rindërtimit.

Kryeministri Rama ishte i shoqëruar nga kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj.

Duke komunikuar me banorët Rama tha se ajo që them unë nuk është mendja ime është një shtet i tërë që merret me këtë punë.

Një qytetarë interesohet se çfarë do bëhet me ata që kanë biznes, Rama tha se “kush ka biznes do marri biznes”.

“Ke X metra farmaci, do marrësh po aq metra farmaci, madje edhe ky që ka bërë apartamentin biznes do marri biznes dhe ndërkohë të gjithë komplet do marrin me letër me kontratë. Ta zëmë se në kontratë është se do marrësh kaq metër në maj të 2021 për çdo muaj që se merr do ketë penalitet nga shteti”, tha Rama.

Rama sqaron një qytetare e cila ankohet se do i heqin metrat katror. “Nëse je në tre kurora në një shtëpi do marri tre shtëpi. E kemi në ligj”, tha Rama.

Nga ana e tij, kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj tha se, “kemi nisur shembjen sot nga pallati 152, kategoria DS 5, është një nga 9 pallatet e para që tashmë e ka lejen e prishjes dhe të gjitha procedurat e ndërhyrjes”.

“Gjithë banorët kanë qenë bashkëpunues, plus këtë që ka bërë shtesë dhe e ka legalizuar më vonë. Do mundohemi ta ruajmë, por është e ngjitur me pallatin në mënyrë të pazgjidhshme dhe do të duhet ta trajtojmë edhe atë me strehim. Kanë rënë muret e pallatit dhe siç duke muret janë guri dhe themelet kanë qenë një sajës. Këtë e vërteton dhe atë që na tha inxhinieri i Institutit të Ndërtimit që me këto mure një tërmeti tjetër nuk do ti bënte ballë”, tha ai.

Velia shton se të gjithë banorët po trajtohen me bonusin e qirasë dhe janë sqaruar se do marrin bonusin e qirasë deri ditën që do të marrin çelësat e shtëpisë së re. Zona është rritur ndër vite por me prishjen fitojmë edhe një hapësirë për gjithë komunitetin.

Gjithashtu Veliaj i përgjigjet interesit të kryeministri Rama se sa pallate janë. Ai shpjegon se janë 9 pallatet e para por në total janë 23.

Nga ana e tij ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj tha se janë 1600 familje që strehohen.

Nga ana e saj, Ministrja Balluku tha se një moment i rëndësishëm është për të sqaruar të gjithë se si do të ndërtohet plani i ri, si do të ndërtohen banesat e tyre dhe në cilin moment do jenë gati të firmosin kontratën.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Roman Abramovich: Lampard's status at Chelsea remains unshakeable. He is an iconic figure for the club
Chelsea have sacked Lampard
Sergi Roberto can recover for the game with Athletic on January 31. He missed more than 2 months
Giggs on Bruno and Cantona: There are similarities, but Eric has 4 Premier League titles and a Cup. This is an indicator
Hertha legend Dardai will once again take over as head coach of the team
Tuchel will take charge of Chelsea
Okko Sport will show all the remaining matches of the Italian Cup this season