Pasi Georgina Rodrigues pozoi me bikini të ngushta për kopertinën e revistës së famshme “SportWeek”, Cristiano Ronaldo duket se është bërë “xheloz” dhe ka ekspozuar dhe ai muskujt trupore.

Ylli portugez, ka publikuar në foto në rrjete sociale, ku shfaqet gjysmë i veshur, e në pah nxjerr muskujt e tij të shumtë. Georgina dhe Ronaldo janë shumë të afërt me njëri-tjetrin, ata ndajnë shumë kohë së bashku, nën shoqërinë edhe të të vegjëlve të tyre.

Por, përtej futbollit në rastin e Ronaldos dhe modelingut në rastin e Georginës, dyshja e famshme mesa duket kanë një hobi të përbashkët: stërvitjen në natyrë.

Ata shpesh kanë publikuar video e foto teksa stërviten së bashku, e duhet pranuar, format e tyre trupore janë vërtetë për t’u pasur zili.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb