Albania

Rritja e çmimit të bukës, Rama: Heqja e TVSH-së nuk do të sillte efekt

TIRANË, 27 shtator/ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se rritja e çmimit të bukës erdhi si rezultat i taksës së vendosur nga Rusia, që është edhe furnizuesi më i madh në Europë për eksportin e grurit dhe se heqja e TVSH-së nuk do të sillte efektin e uljes së çmimit për konsumatorët.

Gjatë një debati në një studio televizive, Rama tha se eksperienca me uljen e TVSH-së për inputet bujqësore tregoi se nuk ka efekt domethënës në uljen e çmimit.

“Ne kemi eksperiencën me uljen e TVSH-së për inputet bujqësore. Pavarësisht se u zerua TVSH nuk është se pati ndonjë ndryshim domethënës të çmimit te produktet. Sepse kemi zgjedhur një sistem, i cili nuk funksionon mbi bazën e vullneteve të qeverive për të vendosur çmimet, por mbi bazën e tregut”, tha ai.

Rama foli edhe për rritjen e çmimit të bukës dhe tha se në këto 8 vite është rritur 3 herë.

“Çmimi i bukës në 8 vite është rritur 3 herë. Kjo vjen nga fakti se furnizuesi më i madh në Europë i grurit që është Rusia ka vendosur një taksë eksporti. Kjo ka bërë që çmimi të rritet kudo. Këtë nuk mund ta ndalosh duke marrë masa, sepse lidhet drejtpërdrejtë me tregun. Edhe ulja e TVSH-së nuk ka sjellë edhe në vende të tjera rezultat në uljen e çmimit. Ndikimi mund të ishte edhe më i madh”, shtoi kryeministri.

Sipas Ramës janë fantazira mendimet se çmimet mund të vendosen.

“E mbani mend kur Lulzim Basha kur donte të kandidonte për Bashkinë e Tirnaës shkonte dyqan më dyqan e deklaronte se do të ulte çmimin e bukës. Janë fantazi që funksionojnë për ata që kanë dëshirë t’i besojnë, por nuk kanë lidhje me sistemin që kemi zgjedhur”, deklaroi Rama. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Lewandowski wants to move to Real Madrid. He will ask Bayern for a transfer (As)
Sarri about the calendar: Football is no longer a sport, but a show from which they are trying to squeeze as much money as possible
Calvert-Lewin is Arsenal's main target for the summer. Lacazette and Nketiah will leave for free
Tuchel about Newcastle: A new contender for the title. The Premier League is the most difficult league in the world, and it is getting more and more difficult
The director of Barca about Dembele and Roberto: They want to stay, but the club has to adjust salaries. This complicates the negotiations
Benzema on the Golden Ball: I have done a lot in the last 3-4 years and I continue to play at a high level
Dani Alves offered Barca his services. The 38-year-old is ready to join the club from January 1