TIRANË, 11 maj/ATSH/ Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut ratifikoi marrëveshjen e kredisë prej 20 milionë euro për rritjen e potencialeve turistike në 3 bashki të vendit, në kuadër të projektit “Programi i investimeve për zhvillim të integruar rajonal”.

Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Ilir Bejtja sqaroi se marrëveshja mundëson marrjen e një kredie të butë prej 20 milionë eurosh nga KfW për zbatimin e projektit ‘Programi i investimeve për zhvillim të integruar rajonal”, me qëllim mbështetjen e investimeve në infrastrukturë dhe shërbime publike, të tri bashkive: Pogradec, Puctes dhe Himarë.

Sipas tij, bashkitë janë përzgjedhur në bazë të potencialit të lartë turistik, por edhe të problematikave që mbartin këto territore. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.