Albania

Rritje e numrit të vizitorëve në muzeun “Shtëpia me Gjethe” gjatë korrikut, kryesojnë francezët

TIRANË, 6 gusht/ATSH/- Muzeu kombëtar “Shtëpia me Gjethe”, gjatë muajit korrik ka shënuar rritje të numrit të vizitorëve.

Sipas statistikave të publikuara nga ky muze, ka një rritje me 183% të numrit të vizitorëve dhe të të ardhurave.

Muzeu shprehet se edhe pse ende larg shifrave të vitit të kaluar, rritja e numrit të vizitorëve është një sinjal pozitiv, për kohën që jemi.

“Me kënaqësi vërejmë një rritje me 183% e numrit të vizitorëve dhe të të ardhurave gjatë muajit korrik në muzeun kombëtar të përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”, krahasuar me ato të muajit qershor. Jemi ende shumë larg shifrave të vitit të kaluar, por mendojmë se ky është një sinjal pozitiv, në situatën e pazakontë që po jetojmë. 183% më shumë vizitorë në korrik krahasuar me muajin qershor, 183% më shumë të ardhura në korrik krahasuar me muajin qershor. 48% më shumë nxënës e studentë në korrik krahasuar me muajin qershor”, shprehet institucioni.

Sipas të dhënave të publikuara, numrin më të madh të vizitorëve të huaj e zënë francezët. “52.2 për qind e vizitorëve janë vendas dhe 47.8% janë të huaj. Numrin më të madh të vizitorëve të huaj e zënë turistët francezë, pastaj shqiptarët nga Kosova, por edhe turistë nga SHBA, Italia, Gjermania, Çekia dhe Holanda”.

Muzeu “Shtëpia me Gjethe” është i hapur çdo ditë nga ora 9:00 – 19:00 dhe deri më 31 gusht bileta kushton vetëm 200 lekë të reja. ndërsa çdo të diel hyrja është e lirë.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Jose Mourinho: what happened to Dyer is not normal, he was dehydrated. If the League management doesn't care about the players, I don't
Jose went berserk twice during the match with Chelsea: ran over Lampard and ran to look for Dyer - he rushed to the toilet right during the game
Lampard on relegation from the League Cup: we Need to keep a positive attitude. Everything will come if Chelsea score second, leading the score
Call of nature, what can you do? Dyer explained why he ran to the dressing room during the match with Chelsea
Mourinho and Lampard shook hands before the penalty shootout. In the first half, they had a fight
Dest arrived in Spain to complete a transfer to Barca
Lionel Messi: I Am responsible for my mistakes. I wanted Barcelona to become stronger