MOSKË, 20 prill /ATSH-AFP/ – Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin shprehu sot shqetësimin në lidhje me një përkeqësim e situatës epidemiologjike për shkak të Covid-19, duke njoftuar një përpjekje vaksinimi për të moshuarit për të shmangur kufizimet e ngjashme me ato të vendosura në shumë vende europiane.

“Gjatë dy-tri javëve të fundit, situata në lidhje me përhapjen e infeksionit për shkak të COVID-19 është përkeqësuar me të vërtetë”, shkroi Sobyanin në blogun e tij.

Objektivi i tij është “të shmangë në Moskë skenarin e masave të ashpra të kufizimit, që “në shumë vende dhe qytete të botës kanë qenë shumë të dëmshme për bizneset”.

Kryeqyteti rus ka regjistruar rreth 2 000 raste ditore ditët e fundit, duke arritur kulmin në 2 822 të shtunën.

Rusia ka regjistruar midis 8 000 dhe 9 000 raste të reja ditore në prill./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.