Albania

“S’mbaj qëndrime të dyfishta”, Meta flet për detin: Të zgjidhet sa më shpejt, ende s’kam marrë përgjigje nga Rama

Presidenti Ilir Meta deklaroi sot në konferencën me gazetarët  ende nuk ka marrë një përgjigje nga kryeministri Rama për informacionet në lidhje me çështjen e detit.

“Është një çështje mjaft sensitive prej të paktën 12 vitesh. Është një problem i ndjeshëm edhe brenda vendit. Presidenti ka qenë koherent dhe tepër bashkëpunues me qeverinë këtu, me institucionet tona. Presidenti në mënyrë bashkëpunuese i ka plotësuar detyrimet e tij dhe ka qenë bashkëpunues me qeverinë. Kemi dërguar një kërkesë zyrtare në përmbushjeve të detyrimeve që ka Presidenti, ende nuk kemi ndonjë përgjigje. Jemi të duruar.

Nga ana e institucionit të Presidentit, kanë shkuar edhe informacione të tjerë më parë, të cilat nuk kanë marrë përgjigje. Presidenti nuk luan me një çështje të tillë që ka të bëjë me marrëdhëniet e Shqipërisë dhe Greqisë. Qëndrimi i Presidentit ka qenë i qartë, respektimi i kushtetutës dhe bashkëpunim me të gjitha institucionet tona. Presidenti nuk mban as qëndrime të dyfishta apo të trefishta. Por kërkon që kjo çështje të zgjidhet sa më parë, jo të minojë këtë marrëdhënieve përmes qëndrimeve jo të sinqerta. Për mua miqësia me Greqinë është mjaft e rëndësishme të mbrohet zhvillohet dhe forcohet”, tha Meta.

j.l./ dita

Football news:

👏 The whole world is talking about Khabib's departure and congratulates him on his victory. They demand the first place in the rating for him and respect the desire to be with his family
Klopp Pro 2:1 with Sheffield: Wins 2:0 or 3:0 come when you fight fiercely in games like this
Messi repeated his worst streak - 6 games without goals to Real Madrid
Schalke are 21 consecutive games unbeaten in the Bundesliga and are in penultimate place
Ronaldo - Khabib: Congratulations, bro. Your father is proud of you 🙏
Suarez shares 1st place in The La Liga goalscoring race with Fati and Paco, scoring 5 (4+1) points in 5 games
Real Madrid beat Barcelona by wins in full-time official matches-97 vs 96