Albania

Sali Lushën e fala sepse më tha që e kishte ndërsyer për hakmarrje “Sali Psikopati”…

Sali Lusha gjate nje proteste te PD ne vitin 2019

Nga Idajet Beqiri

Personi kryesor që ka ushtruar dhunë kundër meje, ishte Sali Lusha me 8 banditë të tjerë nga Tropoja. Në fillim vitin 1998, unë dhash një intervistë për një gazetë që tashmë nuk del më, “Modeste” titullohej. Në atë intervistë tepër të gjatë, krahas pyetjeve të tjera unë u pyeta: “A mendoni se Sali Berisha do të futet në burgë për krimet e kryera, posaçërisht për ngjarjet e marsit 1997?”

Unë u përgjigja: Sali Berisha në burg? Ai e turpëron burgun, nuk ka vënd as atje për të…”

Kjo përgjigje u vu në titull të gazetës me gërma të mëdha. Tirazhi i gazetës ishte i madh dhe intervista bëri shumë jehonë.

Të nesërmen që doli gazeta me këtë intervistë unë ndodhesha para selisë së Partisë tonë të Unitetit Kombëtar, përballë Hotel “Plaz”. E kishim selinë në një godinë, bashkë me PD. Ishte ora 15.00. Sali Berisha doli nga Selia e PD dhe hipi në Benz.

Më pa mua vetëm para Selisë së PUK dhe i iku truri. Nuk kaluan as 10 minuta kur erdhi Sali Lusha me 8 banditët e Tropojës. Më rrethuan dhe në asfaltin e rrugës te “Toptani” më kanë goditur me shkopinjë, grushte dhe mjete të tjera, duke më lënë të plagosur.

Në këtë ngjarje ka qënë dhe Izet Haxhia. “N’a ndërseu Berisha, -më ka thënë më vonë në zyrë Sali Lusha”.

Të 9-të këta persona u arrestuan. Nuk e pranonin krimin. Më ka ardhur në zyrë një miku i ngusht i Sali Lushës, të cilit për etik po i them vetëm shkurtimin e emrit, siç e njeh edhe Sali Lusha, Seja…

E kishte dërguar Sali Lusha. Më tha që Sali Lusha është në burg dhe kërkon t’a falësh. Ka rënë pre e urdhërit të Sali Berishës për t’u hakmarrur ndaj teje.

Pas kësaj ngharje, -më tha Seja, – Sali Lushën do t’a kesh mbrojtësin tënd më të mirë… Me Sejën kishim një marrëdhënie të mirë avokat-klient.

Më thirri prokurori te Burgu 313 për të realizuar proçesin e njohjes së personave që më plagosën mua. Kishin rreshtuar 30 të burgosur në izolim dhe unë duhet të tregoja 9 banditët që më dhunuan. Unë i tregoja me gisht në sy të tyre, duke thënë… “Është ky… është ky… etj”

Kur erdhi radha e Sali Lushës, unë ju drejtova atij drejtpërdrejtë: “Po ti ishe?” Sali Lusha u step dhe uli kokën…

“Ky, – i thashë prokurorit, – është burrë. Po të ketë qënë në vendngjarje me këta bashkëpunëtorët e tjerë, e thotë vet!”

Sali Lusha nuk foli. Athere unë i thash prokuririt: “Atëhere ky Sali Lusha nuk ka qënë, po të ishte, ky është burr dhe do e pranonte vetë.”

Mbi bazën e këtij deklarimi tim, Sali Lusha u lirua nga burgu. Të tjerët u mbajtën në burg, ndërsa Izet Haxhia u shpall person në kërkim.

Pas disa ditësh e kapën te shtëpia e Azem Hajdarit. E kishte mbajtur të strehuar në shtëpinë e vet Azemi, sepse ishin shumë miq me njëri- tjetrin.

Sali Lusha të nesërmen që u lirua nga burgu ka ardhur në zyrën time në selinë e PUK së bashku me Sejen dhe më ka kërkuar falje. Pimë një kafe dhe më pohoi se i kishte urdhëruar Sala, ose “Psikopat Sala”, siç e quajti Sali Lusha…

Kjo është e vërteta e kësaj ngjarje që bëri shumë bujë në atë kohë në gazeta e televizione. Me atë rast unë kam dhënë një konferencë për shtyp në prani të disa ambasadorëve të huaj dhe gazetarëve…

Sali Lusha është një njeri që e kanë përdorur dhe keqpërdorur në mënyrë të vazhdueshme. Fillimisht ish- Sigurimi i Shtetit, pastaj ish SHIK i Gazidedes dhe në mënyrë permanente është keqpërdorur nga Sali Berisha, si në rastin konkret me intervistën që ka dhënë në “Panorama”, e cila nga çdo pikëpamje ishte sa qesharake dhe e pavërtetë, aq edhe groteske dhe e pabesueshme.

Kur të vijë si dëshmitar në gjyq, do mësoni të vërtetatat dhe papërgjegjegjshmërinë ekstreme të Sali Lushës sidomos në raport me Haklajt, Jaho Mulosmanin dhe Izet Haxhinë…

Football news:

Piazon about Chelsea: After 3-4 leases, I realized that this is just a business. It was hard, but I do not regret it
Liverpool's results are an anomaly. Don't be fooled by the shouting-the crisis is not so global (although it may cost the championship) Showsport's emotional reaction to Klopp's results
Leicester have stopped negotiations on the loan of Eriksen due to the high salary of the player
Buffon-Ronaldo: CR 760! I could have scored less
Barcelona's appeal against the suspension of Messi was rejected
The youngster agreed to go to Arsenal. Real will give midfielder in rent without the right of redemption
President of Genoa: I intend to keep Shomurodov. Juventus did not contact us