E dashura repere e Elon Musk, Grimes, ka zbuluar tatuazhin e saj unik në shpinë.

Të dielën, këngëtarja e hitit Oblivion, e cila zbuloi në fillim të këtij viti se dëshiron të ndihmojë në gjetjen e një kolonie njerëzore në Mars, zbuloi tatuazhin e saj të ri, të cilin ajo e përshkroi si përfaqësimin i ‘shenjave të bukura aliene’.

Grimes, 33, me emrin e vërtetë Claire Elise Boucher, postoi një foto në Instagram të tatuazhit që i mbulon tërë shpinën, me vija delikate të gdhendura në lëkurën e saj me përdorimin e bojës së bardhë – një stil jo fort i zakonshëm për tatuazhet.

Stilimet e saj ‘aliene’ vijnë pasi partneri i saj – njeriu më i pasur në botë – Elon zbuloi një plan ambicioz për të dërguar njerëz në Mars brenda vitit 2026 – shtatë vjet para se NASA të synonte të ulte astronautët në Planetin e Kuq.


(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb