Këngëtarja e njohur shqiptare, Albërije Hadërgjonaj, ka vendosur që së fundmi t’i japë vetes disa ditë të mira pushimi.

Ajo ka udhëtuar për në Ishujt e largët, Bahamas, për të kaluar ca kohë larg aktiviteteve të përditshme.

Duke qenë mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, shpesh Hadërgjonaj ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.

Së fundmi, ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi dhe video nga pushimet, duke treguar çastet e këndshme që po kalon atje.

Albërija duket se ka shkuar në këtë udhëtim e shoqëruar nga mikeshat e saj, me të cilat gjithashtu ka ndarë një fotografi të përbashkët në Instagram. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.


(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb