TIRANË, 17 maj/ATSH/ Në kuadër të zbatimit të programit Kombëtar të Kontrollit të Sëmundjes së Plasjes, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB) vijon vaksinimin e bagëtive të imta dhe kafshëve bujqësore, në të katër rajonet Vlorë, Shkodër, Elbasan dhe Tiranë.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi bëri të ditur se deri tani ka përfunduar 85 % e procesit të profilaksisë shtetërore, në të gjitha zonat e identifikuara me risk të lartë.

Dozat e vaksinave administrohen falas nga veterinerët zyrtarë të Shërbimit në 38 fshatra që i përkasin qarqeve Gjirokastër, Vlorë, Dibër, Berat, Elbasan, Shkodër dhe Kukës. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.