Lëkundje të tjera tërmeti janë regjistruar këtë pasdite në vendin tonë.

Faqja e njohur për lëkundjet sizmike, EMSC raporton se epiqendra e tërmetit ka qenë 4 kilometra larg Lushnjës dhe 33 kilometra larg qytetit të Elbasanit.

Tërmeti ishte me magnitudë 3.0 i shkallës Rihter dhe me një thellësi prej 10 kilometrash.

Pavarësisht se lëkundjet janë ndjerë  në Lushnjë e Elbasan, deri tani nuk raportohet për dëme materiale.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb