Albania

SHBA sanksionon një institut kërkimor ruse për sulme kibernetike

Uashingtoni vendosi sanksione ndaj një instituti kërkimor të qeverisë ruse, pasi ndërtoi mekanizma për të mundësuar një sulm kibernetik ndaj një kompanie petrokimike në Lindjen e Mesme në 2017.

”Instituti i Kërkimeve i Kimisë dhe Mekanikës (TsNIIKhM) kishte mbështetur sulmin, i cili përdori virusin ‘triton’, që synonte infrastrukturën e rëndësishme të kompanisë”, theksoi Departamenti i Thesarit të SHBA në një deklaratë.

”Institucioni tani e tutje do të bllokohet nga kryerja e çdo biznesi me shtetas amerikanë dhe qytetarë joamerikanë që bëjnë biznes me të, gjithashtu mund të jenë subjekt i dënimeve”, theksoi  departamenti.

Edhe pse deklarata nuk ishte specifike, ajo dukej se i referohej një sulmi në një rafineri saudite të naftës në vitin 2017.

”Triton” është një nga të paktat viruse të njohur të zhvilluar posaçërisht për të synuar impiantet industriale dhe konsiderohet veçanërisht i rrezikshëm nga ekspertët pasi synon sistemet e sigurisë.

Football news:

Mikel Arteta: Arsenal have problems with goals. This is the difference between winning and losing
Alexey Miranchuk will pass a second test for coronavirus in 6 days. He will not play in the Champions League with Midtjylland
The cutest video of the weekend-Antoine Griezmann's daughter celebrates a goal with her dad 😻
Deeney on Cavani: he didn't mean to offend, but a three-match suspension and training will be enough
Raul Jimenez suffered a fractured skull. Wolverhampton forward operated
Yuri Rozanov became a commentator, bypassing the age limit. Before that, he won the channel One competition, but instead of going to Euro 1996, he got a TV
Van de Beek on injured ankle photo: Welcome to the Premier League 🤪 💪