Albania

SHBA, shkon në 230.512 numri i viktimave nga COVID-19

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 230.512, prej të cilëve 426 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency.

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 59.035, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 8.890.481.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 5,77 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka arritur në mbi 133 milionë.

Aktualisht, shteti i Teksasit është më i godituri në SHBA, me 913,494 raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 33.565 viktima.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 7,91 milionë raste dhe Brazili me mbi 5,39 milionë.

Football news:

Vatican on Maradona: the Pope remembers him in prayer and remembers their meetings with love
Flick about 3:1 with Salzburg: Very happy with Bayern's performance. Neuer-world-class goalkeeper
Tyson about Maradona: we were often compared. He was one of my heroes and a friend
The farewell ceremony with Maradona will take place in the presidential Palace and will last 48 hours. Expected 1 million visitors
Bruno, Sancho, Tadic and Cosens are the contenders for the best player of the week in the Champions League
Khabib reacted to Maradona's death: One of the greatest. Millions love football because of it
Gasperini on 2:0 with Liverpool: This is unbelievable. Atalanta played their football