Albania

SHBA – Uashingtoni rishqyrton tërheqjen nga traktati “Qiej të Hapur”

UASHINGTON, 11 maj /ATSH-AFP/ – SHBA njoftoi sot se ka filluar një rishikim të tërheqjes nga traktati mbikëqyrjes ushtarake “Qiej të Hapur”, e vendosur nën presidencën e Donald Trump, ndërkohë që Rusia ka filluar zyrtarisht largimin e saj.

“Ne nuk kemi marrë një vendim në lidhje me një pjesëmarrje të ardhshme në Traktatin “Qiej të Hapur”. Po shqyrtojmë në mënyrë aktive çështjen”, tha për gazetarët zëdhënësi i diplomacisë amerikane, Ned Price.

“Mosrespektimi i vazhdueshëm i këtij traktati nga Rusia është një nga shumë faktorë të rëndësishëm që po marrim në konsideratë”, shtoi ai, duke i bërë thirrje Moskës që “të marrë masa për t’u kthyer në thelbin e traktatit”.

Presidenti rus Vladimir Putin paraqiti sot në Duma, dhoma e ulët e parlamentit rus, një projektligj për zbatimin e tërheqjes nga ky traktat, i denoncuar nga Moska vitin e kaluar, në përgjigje të daljes së SHBA-së.

Projektligji tani duhet të vërtetohet nga deputetët para se të shpallet nga Putin.

Ky traktat, që hyri në fuqi në 2002 me fillimisht 35 vende nënshkruese, jep të drejtën për të kryer fluturime vëzhgimi mbi territorin e palëve në marrëveshje, në mënyrë që kontrollohen aktivitetet ushtarake./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Smertin recalls Euro 2004: he almost fought in the joints, defended against the young Cristiano and understood the excitement of the Bridge
Gareth Southgate: We shouldn't be football snobs. In matches with top teams, diversity is important
Leonid Slutsky: I am still sure that the Finnish national team is the outsider of our group. They were very lucky against Denmark
I'm not a racist! Arnautovic apologized for insulting the players of the national team of North Macedonia
Gary Lineker: Mbappe is a world-class star, he will replace Ronaldo, but not Messi. Leo does things that others are not capable of
The Spanish fan has been going to the matches of the national team since 1979. He came to the Euro with the famous drum (he could have lost it during the lockdown)
Ronaldo removed the sponsored Coca-Cola at a press conference. Cristiano is strongly against sugar - does not even advertise it