UASHINGTON, 24 tetor /ATSH-ANSA/ – Uashingtoni vendosi sanksione ndaj një instituti kërkimor të qeverisë ruse, pasi ndërtoi mekanizma për të mundësuar një sulm kibernetik ndaj një kompanie petrokimike në Lindjen e Mesme në 2017.

”Instituti i Kërkimeve i Kimisë dhe Mekanikës (TsNIIKhM) kishte mbështetur sulmin, i cili përdori virusin ‘triton’, që synonte infrastrukturën e rëndësishme të kompanisë”, theksoi Departamenti i Thesarit të SHBA në një deklaratë.

”Institucioni tani e tutje do të bllokohet nga kryerja e çdo biznesi me shtetas amerikanë dhe qytetarë joamerikanë që bëjnë biznes me të, gjithashtu mund të jenë subjekt i dënimeve”, theksoi  departamenti.

Edhe pse deklarata nuk ishte specifike, ajo dukej se i referohej një sulmi në një rafineri saudite të naftës në vitin 2017.

”Triton” është një nga të paktat viruse të njohur të zhvilluar posaçërisht për të synuar impiantet industriale dhe konsiderohet veçanërisht i rrezikshëm nga ekspertët pasi synon sistemet e sigurisë.  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.