TIRANË, 12 maj /ATSH/ Shefi i Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Shqipëri, Gerald Rockenschaub tha se “OBSH ka vendosur t’ia dedikojë këtë vit të gjithë punonjësve të sistemit shëndetësor që janë në vijën e parë të luftës kundër pandemisë”.

Duke marrë fjalën në aktivitetin e oganizuar sot në Tiranë, pë Ditën Botërore të Infermierëve, Rockenschaub theksoi se “janë infermierët ata që përbëjnë 50% të punonjësve në sistemin shëndetësor global. Andaj është e rëndësishme të njohim kontrbutin e dhënë prej tyre e sidomos në kohën e pandemisë”.

“Është e domosdoshme të njoh meritën e qeverisë, Ramës dhe Manastirliut për vendosjen në prioritet të punonjësve të shëndetit, sidomos në vaksinim. Ju falënderoj kryeministër Rama dhe ministre e Shëndetësisë që i vendosët në listën e prioriteteve”- tha ai.

“E domosdoshme që përpjekjet të vijojnë, për t’i siguruar punonjësve shëndetësorë kushtet e duhura. Falenderoj për rritjen e pagave për punonjësit e sistemit shëndetësor. Eshtë shumë mirë që jemi duke nderuar heronjtë tanë, shumë mirë të bëjmë përpjekje të përbashkëta, për të ofruar mbulim universal”,- tha Rockenschaub. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.