Albania

Shëndetësisë i shtohen 16 mln euro, shkurtohen shpenzimet për shumë institucione

Emergjenca shëndetësore e Covid -19 ka detyruar Ministrinë e Financave të rishpërndajë sërish fondet buxhetore duke i orientuar ato në drejtim të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Nga rialokimet e fundit këtij dikasteri i janë shtuar 2 miliardë lekë.

Sipas vendimit që ka hyrë tashmë në fuqi pas Botimit në Fletoren zyrtare, kjo shtesë fondi ekuivalente me 16 milionë euro do të shkojë më konkretisht për programin e “Përkujdesjes Sociale.”

Janë në total 16 ministri dhe institucione të tjera që janë prekur nga ky vendim me pakësim të fondeve, duke ulur kryesisht shpenzimet për Kuvendin, Kryeministrinë, Ministrinë e Bujqësisë, Këshillin e Lartë Gjyqësor si dhe Institutin e Statistikave.

Më shumë fonde buxhetore janë marrë nga Ministria e Mbrojtjes me 367 milionë lekë si dhe ajo e Financave përkatësisht me 355 milionë lekë, ku te kjo e fundit janë prekur menaxhimi i të ardhurave tatimore si dhe tregu i punës. Ndërsa, rishpërndarje janë bërë edhe brenda Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kryesisht në zërat e shërbimit të kujdesit dytësor dhe shërbimet e shëndetit publik.

Përballë situatës së përkeqësuar me pandeminë, ekzekutivi ka kërkuar ndihmë edhe nga institucionet financiare ndërkombëtare për rritjen e kapaciteteve për trajtimin e të prekurve me Covid si dhe mbrojtjen e shëndetit publik.

Në Kuvend ka mbërritur edhe një marrëveshje për kredi mes qeverisë dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Një hua që arrin vlerën e 15 milionë euro dhe do të vihet në funksion për përballimin e pandemisë Covid-19 pas miratimit në Parlament.

o.j/dita

Football news:

Lampard will be sacked if Chelsea's results don't get better soon. Allegri and Tuchel are Interested (Sky Sports)
Cristiano Ronaldo: I am very happy with my fourth title in Italy. This is the Juventus we love! 🏆
Zidane has no intention of resigning, Real Madrid will make a decision after the season (Marca)
Chiesa injured his ankle. He was replaced in the match against Napoli
Neuer on Bayern's two consecutive wins: This is a message to the competitors
Gattuso about 0:2 with Juve: Insigne should not think that Napoli lost because of him
Nepomnyashchy against reducing the RPL to 12 clubs: Russia is not ready to sacrifice a large number of fans