Albania

Shifra të frikshme nga koronavirusi në Shqipëri: 19 viktima dhe 744 të infektuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se 19 persona kanë humbur jetën nga Covid-19, ndërsa 744 të tjerë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në 24 orët e fundit.

Viktimat janë 7 qytetar nga Tirana, 2 qytetare nga Elbasani, 2 qytetar nga Saranda 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetare nga Pogradeci, 1 qytetare nga Vlora, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Shijaku, të moshave 59 vjeç deri në 85 vjeç.

Ndërkohë shpërndarja gjeografike e rasteve të evidentuara me Covid-19 gjatë 24 orëve është si vijon: 307 raste në Tiranë, 85 në Fier, 44 në Lushnje, 39 në Kavajë, 34 në Elbasan, 33 në Shkodër, 32 në Durrës, 29 në Vlorë, nga 24 raste në Korçë, Gjirokastër, 19 në Përmet, 14 në Lezhë, 11 në Berat, 8 në Malësi e Madhe, nga 7 raste në Kuçovë, Skrapar, nga 6 raste në Mat, Tepelenë, nga 5 raste në Mallakastër, Pogradec, 4 në Kolonjë, 1 në Devoll.

Deklarata e Ministria së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të shmangni lëvizjet e panevojshme dhe të kufizohen kontaktet, për të parandaluar përhapjen e COVID19. Të gjithë qytetarët duhet të respektojnë me përpikmëri rregullat, duke mos e ulur asnjë moment vigjilencën për ruajtjen e distancimit fizik, mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe kujdesin për higjenën. Ju bëjmë thirrje qytetarëve të shmangin deryrimisht çdo lloj grumbullimi mbi 10 persona. Ju informojmë për situatën e covid19 në 24 orët e fundit në vend.

Janë kryer 2.505 testime, prej të cilave 410 janë testime janë kryer për arsye depistimi. Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 744 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 307 raste në Tiranë, 85 në Fier, 44 në Lushnje, 39 në Kavajë, 34 në Elbasan, 33 në Shkodër, 32 në Durrës, 29 në Vlorë, nga 24 raste në Korçë, Gjirokastër, 19 në Përmet, 14 në Lezhë, 11 në Berat, 8 në Malësi e Madhe, nga 7 raste në Kuçovë, Skrapar, nga 6 raste në Mat, Tepelenë, nga 5 raste në Mallakastër, Pogradec, 4 në Kolonjë, 1 në Devoll. Në 24 orët e fundit janë shëruar 436 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 16.666 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 455 pacientë, 21 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 19 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 7 qytetar nga Tirana, 2 qytetare nga Elbasani, 2 qytetar nga Saranda 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetare nga Pogradeci, 1 qytetare nga Vlora, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Shijaku, të moshave 59 vjeç deri në 85 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

U drejtohemi me një apel për të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë në kufizimin e përhapjes së infeksionit, duke respektuar rregullat, duke mbajtur maskën, duke shmangur grumbullimet, duke ruajtur distancën dhe higjienën.

Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19.

Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim 24/7. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

COVID-19 – Statistika (24 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore                         744

Të shëruar ne 24 orë                      436

Të shtruar në spitale                       455

Humbje jete në 24 orë                  19

Testime ditore                                  2.505

Testime totale                 177.705

Raste pozitive                         34.300

Raste të shëruara                 16.666

Raste Aktive                            16.899

Humbje jete                               735

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë    8703

Fier        1333

Durrës 1246

Korçë    951

Shkodër 875

Vlorë     827

Elbasan 795

Lezhë    673

Berat     510

Gjirokastër 474

Kukës    362

Dibër     150

(TemA)

Football news:

Juventus have signed Switzerland U21 striker Lungoyi and returned him on loan to Lugano for 1.5 years
Milan leases Tomori from Chelsea with the right to buy for 28 million euros. Medical check-up-today
Borussia Gladbach signed Kone for 9 million euros. The prop will finish the season in Toulouse
We want Messi to stay until the end of his career, but first we will think about the club. Even the best player in history is no more important than Barca. Freisha about Leo
Wijnaldum on Liverpool: We have implementation issues and it's hard to explain
Real Madrid will play Getafe in La Liga on February 9. The match of the 1st round was postponed due to Madrid's relegation from the Spanish Cup
Monaco bought top scorer Brugge Diatt for 16 million euros