Albania

SHIFRAT: Nga paga deri te dietat, një deputet na kushton 32 mijë euro në vit. Çfarë përfiton një ligjvënës?

Të jesh deputet në Shqipëri konsiderohet si një nga angazhimet më të rëndësishme në politike që krahas të tjerave të sjell jo pak të ardhura. Por, sa i kushton buxhetit të shtetit shqiptar një deputet?

Në prag të nisjes së legjislaturës së re parlamentare në 9 shtator, Euronews ka bërë një llogaritje të përfitimeve financiare që shkojnë për një deputet.

Paga mujore neto për një të zgjedhur është 116,539 lekë, por përfitimet mujore të tij janë shumë më shumë.

Pagës i shtohen të ardhurat që një deputeti i jepen për karburantin, përdorimin e telefonit, dietat dhe qiraja për ata që nuk kanë shtëpi në Tiranë. Edhe pjesëmarrja në komisione iu shpërblehet deputetëve.

Në total përfitimet mujore për një deputet shkojnë deri në 323 mijë lekë ose rreth 2 mijë e 700 euro.

Në total shpenzimet për një deputet gjatë një viti shkojnë deri në 3 milionë e 876 mijë lekë ose rreth 32 mijë euro.

Shpenzimet për një deputet:

Paga mujore neto: 116,539.

Karburant: 30 deri 40 mijë lekë.

Telefon: 17 deri 20 mijë lekë.

Dieta: 27 deri 75 mijë lekë.

Pjesëmarrja në komisione: deri në 25 mijë lekë.

Qira: 35 deri në 70 mijë lekë.

Totali i përfitimeve mujore neto: deri në 323 mijë lekë.

Total i përfitimeve të një deputeti në vit: 3 milionë e 876 mijë lekë.

e.r/dita

Football news:

Messi - in PSG's application for the match against Manchester City
Sheriff in the Champions League-the miracle of the year. The cancellation of the limit helped, but so far in Moldovan football it is terrible: neither fans, nor money
The son of Eto'o became a player of Vitoria Guimaraes
Donnarumma will be PSG's goalkeeper in the match against Man City. He will make his debut in the Champions League
Jorginho: I was worried about the talk that I would not have been at Chelsea without Sarri
Dybala and Morata have muscle injuries. They will not play with Chelsea and Torino
Neville criticized the players for apologies in social networks in the style of Bruno: Their PR people create fake personalities