Albania

Shikueshmëri e ulët e Bashës në konferencën live, vetëm 460 persona ndjekin akuzat e kandidatit për kryeministër kundër qeverisë: Qeveria fsheh shifrat e vdekjeve nga COVID

Kryedemokrati Lulzim Basha e nisi bashkëbisedimin e tij me gazetarët ditën e sotm me diskutimet në parlament mbi pandeminë, të cilat i quajti një maskaradë.

“Dënoj maskaradën që po zhvillohet në parlament. ku mininistria e shëndetësisë po mundohet të mbulojë me shoshë dështimin e ramës me codiv-19. Sot kemi 493 të vdekur, kjo sipas statistikave zyrtare, që sic e dini nuk shfaqin të vërtetën. Jam në dijeni të disa rasteve të personave të vdekur me covid, që kurrë u raportuan si të tillë. Me qëllim që të gënjejnë për numrin e viktimave, e njëjta vlen edhe për të prekurit.

kur dikush ka simptoma e kërkon të bëjë testin i duhet të presë për 6 ditë e për 3 – 4 ditë për përgjigjen. Pra nga momenti i simptomave kalojnë 6 ditë, e tre ditë për përgjigjen. Në këtë mënyrë numri i të prekurve mbahet artificialisht i ulët po edhe përhapja e infeksionit mbahet i fshehtë. Arsyeja? Se Rama ka humbur kontrollin e menaxhimit.

Shkak mos marrja e masave, gënjehet me përgjegjshmëri kriminale. Janë përgjegjës për numrin më të ulët të testimeve. Sot me siguri numri në rritje i infeksioneve është në masë të madhe për shkak të Ramës dhe dështimit të qëllimshëm për menaxhimin e pandemisë. Nëse do bliheshin me shumë teste, nuk do pritej 6 ditë për tamponin infeksioni do kontrollohej. e lehtë të fshihehsh pas maskës.

Nuk do duhej një kohë kaq e gjatë për të izoluar rastet e infektuara, po të ishin marrë masa. E lehtë t’ia japësh përgjegjësinë qytetarit, e lehtë t’iu thurësh poezi mjekëve, që vijojnë të humbasin jetën në krye të detyrës, kur vetë nuk ke marrë asnjë masë.” u shpreh Basha.

Por ajo qe ka rene ne sy shume ka qene ndjekja live e qytetareve te Bashes ne konferencen live te tij me gazetaret per tamponet. 450-466 ka shkuar shikueshmeria live per te, nje shikueshmeri e mjerueshme per nje kryetar opozite qe pretendon te jete kryeministri i ardhshem.

Football news:

Guardiola reached the Champions League play-offs for the 12th time out of 12. This is a record among coaches
Joseph Blatter: God called Maradona home
The streets of Naples and Buenos Aires are very sad. This day is a tragedy for millions
Manchester City reached the 1/8 final of the Champions League
The world says goodbye to Maradona. Even the English forgot about the Hand of God and recognized the greatness of the legend
Mourinho bought the Hamon Region for 500 pounds. He promised this if the defender does not beat Mahrez
River paid tribute to Maradona. Diego played for the club's superclasico Rivals