Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Shilegov: Ndërtojmë ura mes qytetit e mes njerëzve

Kandidati i LSDM-së Petre Shilegov, kërkon votë për ta kthyer Shkupin në një qytet europian, me ura që lidhin jo vetëm dy anët eqytetit, por edhe njerëzit.

“Shkupi është qyteti i të gjithëve. Në të nuk ka njerëz më shumë apo më pak të rëndsishëm, lagje më shumë apo më pak të rëndësishme. Për ne cdo njeri, komunë, lagje e rrugicë në Shkup janë njësoj të rëndësishëm. Për ne Shkupi është i rëndësishëm se nuk kemi Shkup tjetër. Të djelën ju ftoj të jepni votën tuaj për ndërtimin e urave, jo vetëm atyre infrastrukturore por edhe ura mes njerëzve. Që ta kthejmë Shkupin në një qytet të gjelbërt e urban”, u shpreh kanditati për kryetar të Shkupit nga LSDM, Petre Shilegov.