Albania

Shisnin ilaçe të prodhuar në mënyrë artizanale me pretendimin se i kuronte nga Covid-19, arrestohen dy persona në Lezhë

Dy persona janë arrestuar nga policia e Lezhës pasi dyshohet se mashtronin qytetarë të ndryshëm duke i shitur ilaçe të prodhuar në mënyrë artizanale me pretendimin se i shëronte nga Covid-19.

Në pranga ranë shtetasit F. F., 57 vjeç dhe nipi i tij, shtetasi H. F., 30 vjeç, banues në Mamurras.

Shtetasi F. F., nëpërmjet rrjetit social Facebook bënte thirrje për prodhim të substancave për kurimin e virusit COVID-19 nga një përzierje e acidit klorhidrik me H2O, duke pretenduar se me këtë përzierje kishte shpikur ilaçin për kurimin e këtij virusi.

Në kuadër të operacionit u kap në flagrancë në një lokal, nipi i shtetasit F. F, i cili po i shiste ilaçin një klienti.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kuruesi i rremë”.

Operacioni nga strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Lezhë, në bashkëpunim të ngushtë me Komisariatin e Policisë Kurbin dhe Lezhë.

Prodhonin ilaçe në mënyrë artizanale dhe ia shisnin qytetarëve me pretendimin se do t’i shëronte nga COVID-19, vihen në pranga nga Policia dy shtetas.

Sekuestrohet baza materiale, medikamente dhe preparate që shërbenin për të përgatitur ilaçin që këta shtetas tregtonin.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë kishin marrë njoftim se një shtetas që pretendonte se ishte mjek kishte arritur të prodhonte një ilaç që shërbente për t’u shëruar nga COVID-19.

Mbi bazën e këtyre informacioneve u regjistrua procedimi penal pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin” dhe “Mashtrimi” dhe pas dy muaj hetimesh u bë i mundur identifikimi dhe lokalizimi i personit që kryente këtë veprimtari kriminale të rrezikshme në dëm të shëndetit të qytetarëve.

Bazuar në provat e grumbulluara u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Kuruesi i rremë”, në kuadër të të cilit u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:

F.F., 57 vjeç dhe nipi i tij, shtetasi H. F., 30 vjeç, banues në Mamurras.

Shtetasi F. F., nëpërmjet rrjetit social Facebook bënte thirrje për prodhim të substancave për kurimin e virusit COVID-19 nga një përzierje e acidit klorhidrik me H2O, duke pretenduar se me këtë përzierje kishte shpikur ilaçin për kurimin e këtij virusi.

Në kuadër të operacionit u kap në flagrancë në një lokal, nipi i shtetasit F. F, i cili po i shiste ilaçin një klienti.

Po në vijim të operacionit u bë kapja dhe arrestimi edhe i shtetasit F. F. Nga kontrolli në banesën e tij u gjetën baza materiale, medikamente dhe preparate që shërbenin për të përgatitur ilaçin që këta shtetas tregtonin.

Shtetasi F. F., pasi bënte prodhimin e këtyre medikamenteve në kushte artizanale dhe jashtë kushteve laboratorike, në kushte shtëpie, ia jepte shtetasit H. F., i cili, pasi takonte personat e interesuar, ua shiste atyre kundrejt pagesës 20.000 lekë të reja, me premtimin se shëronin COVID-19.

Në banesën e shtetasit F. F. janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë provës materiale dhe pesë pajisje mjekësore pa faturë tatimore, të cilat dyshohet se mund t’i ketë futur kontrabandë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprat penale “Mashtrimi”, “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë e ushqimorë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.

Football news:

Giovane Elber: Lewandowski is better than Messi now. Lionel is a genius, but this year Robert is unattainable
The head of the Belarusian Tribune was detained in Minsk. Max, we're with you
Karl-Heinz Rummenigge: FIFA is seriously thinking about awarding the Golden ball. I want Lewandowski to win
One Barca player among those starting the pre-season has contracted a coronavirus
Malinovsky settled in Italy: after the quarantine, he scored against Lazio and Juve, ahead of Mertens, Higuain and De Ligt in the ranking of the best players in Serie A
City are ready to give Coulibaly a 5-year contract with a salary of 10 million euros. Napoli wants 80 million for him^. Manchester City are working on the transfer of defender Kalidou Coulibaly from Napoli
PSG have a lot of injuries before the Champions League (even Tuchel!). Kerer broke his ear, but Mbappe is recovering furiously