Albania

Shkarkimi i Metës, në 18 korrik Komisioni Hetimor i dorëzon Kuvendit raportin final

Parlamenti do të vendosë brenda korrikut fatin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta

Komisioni Hetimor Parlament i ngritur për shkarkimin e kryetarit të shtetit u mblodh sot për herë të parë pas më shumë se 3 muajsh dhe lajmëroi se procesi i hetimit përfundoi dhe deputetët do të hartojnë raportin i cili pritet të jetë gati në 18 korrik.

Në harkun kohor të një viti parlamenti i është drejtuar dy herë komisionit të Venecias në lidhje me veprimet e presidentit; për anulimin e datës së zgjedhjeve dhe për procedurën e emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Në lidhje me zgjedhjet lokale, Venecia vlerësoi se Meta tejkaloi kompetencat, por në rastin e dytë ata i dhanë të drejtë kreut të shtetit.

Mazhoranca duket se nuk e ka të vështirë të mbledhe 94 vota për shkarkimin e Metës, nëse dëshiron t’i shkojë këtij procesi deri në fund.

Por megjithatë vendimin final për fatin e presidentit, e merr Gjykata Kushtetuese e cila ende nuk ka numrin e nevojshëm të anëtarëve për të shqyrtuar këtë çështje.

Football news:

Ole Gunnar Solskjaer: We will see a better Pogba in the coming seasons. He is approaching the peak
Lothar Matteus: Bayern need to make a lot of mistakes to lose to the current Barca
Pedro said goodbye to Chelsea: it Was an honor to play for the club and be a member of a big family
Tammy Abraham: Lewandowski is the best striker in the world
Dinamo Brest will play Astana, Celtic will play CR Reykjavik in the 1st round of Champions League qualification
Ronaldo can move to PSG. Mendes communicated with Leonardo (Foot Mercato)
De Ligt will miss 2-3 months due to shoulder surgery