Albania

Shkon në 30 milionë numri i të infektuarve me COVID në botë, OBSH paralajmëron rritje të rasteve në Europë. Franca dhe Gjermania rekord infeksionesh brenda një dite

Shifra e të infektuarve me Covid-19 në të gjithë botën ka shkuar mbi 30 milionë, dhe numri i të vdekurve mbi 950,636 njerëz.

SHBA-ja vazhdon të renditet e para me numrin më të lartë të infeksioneve ku ka regjistruar mbi 6 milionë të infektuar dhe 202,213 viktima.

Ndërkohë, Evropa ka shënuar një rritje të rasteve të infeksioneve dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar për nivele alarmante të transmetimit të Covid-19 në të gjithë Evropën.

Sipas OBSH-së numri i rasteve të koronavirusit në shtator “duhet të shërbejë si një thirrje zgjimi për të gjithë botën“.

Ndërkohë, Franca është një nga vendet që ka konfirmuar një rekord të ri infeksionesh, ku gjatë 24 orëve të të fundit ka regjistruar 10,593 raste të reja , duke e çuar numrin në total të infeksioneve në 415,481 njerëz.

Po ashtu një shifër rekord ka shënuar edhe Gjermania, ku gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 1,916 njerëz të infektuar, duke e çuar numrin e rasteve aktive të personave të prekur në 19,700 njerëz. Ndërkohë së fundmi kanë ndërruar jetë 8 persona dhe numri në total i të vdekurve është 9,457 të tjerë.

Gjithashtu Izraeli po përgatitet të hyjë sërish në karantinë, duke u bërë vendi i parë që i rikthet izlomit, i cili pritet të zgjasë të paktën tre javë.

Ndërsa epiqendra e virusit, qyteti i Wuhan i Kinës, nuk ka shënuar asnjë rast të ri infektimi me Covid-19. Kina po përgatitet t’i rihapë fluturimet ndërkombëtare, pas ndalimit të tyre në muajin mars.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kinë janë regjistuar 32 raste të reja infeksionesh, duke shënuar rritjen më të lartë ditore në më shumë se një muaj. Ndërkohë autoritet kanë njoftuar se rastet e reja kanë ardhur nga udhëtarët e kthyer në vend.

j.l./ dita

Football news:

Ronaldo violated the coronavirus Protocol. An investigation is underway. Italian sports Minister on the departure of the player from Turin
Sports Director of Khimki about 2:0 with Rostov: We proved that we are a team and can win on the road
Jaka defeated Arsenal and Leicester did not create anything except the goal. We will try to take points from Manchester United
Pirlo about 1:1 with Verona: Juve do not need a slap in the face to Wake up and play intensely
Everton and Liverpool in the top 2 at the end of the round in the Premier League for the first time in 27 years
Arteta about 0:1 with Leicester: I Don't know why the hell our goal was canceled. It is difficult to create space when 10 people are sitting behind the ball line
Rodgers on 1-0 with Arsenal: Leicester deserved to win. Vardy is a world-class player