Shpërbëhen strukturat e LSI në Tiranë, largohet edhe Koordinatori për qarkun e Tiranës: Ndihem i fyer e i mërzitur nga mosmirënjohja dhe arroganca në LSI

Pas largimeve drejt PS-së të Kryetarëve të LSI dhe të LRI-së në Laprakë, sëfundi ka vendosur të shkëputet edhe Koordinatori i LSI për qarkun e Tiranës Olger Sanxhaku.

Përmes një postimi në Facebook, Sanxhaku thekson se mosvlerësimi i asnjë prej kontributeve në LSI prej më shume se 15 vitesh, e ka detyruar të largohet si Anëtar , Kryetari LSI Vaqarr dhe së fundi Koordinator Qarku Tiranë. Ai thekson se ndihet i fyer e i mërzitur nga një mosmirënjohje dhe arrogancë që ka marrë në këmbim të gjithçka që ka dhënë në LSI.

“Të dashur miq, të dashur bashkëpunëtorët e mi! Nga dita e sotme kam vendosur të ndërpres çdo angazhimin tim si pjesë e strukturave të LSI !! Duke filluar si anëtar në vitin 2006 Kryetar njësia Administrative Vaqarr 2017 edhe duke e përfunduar vitin 2020 si Koordinator Qarku Tiranë! Mosvlerësimi i asnjë prej kontributeve të mia në këtë Parti prej me shume se 15 vitesh, më ka detyruar të largohem si Anëtar , Kryetari LSI Vaqarr dhe së fundi Koordinator Qarku Tiranë. Ndihem i fyer, i mërzitur nga një mosmirënjohje dhe arrogancë që kam marrë në këmbim të gjithçkaje që kam dhënë në LSI!! Dua të falenderoj dhe shprehur mirënjohje për këdo shok mik apo i afërm për besimin që më ka dhënë në kohë dhe momente të caktuara! Ju jam mirënjohës dhe gjithmonë miku juaj!! Respekte për ju të dashur Shokë ,Miq dhe të Afërm ! Falenderimet ju takojnë vetëm ju !!! I Juaji Olgeri”, shkruan ish- Koordinatori i LSI për qarkun e Tiranës Olger Sanxhaku.

h.b/dita