Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Shpërndanin drogë në zona të ndryshme të Tiranës, arrestohen dy trafikantët

Policia e Tiranës ka goditur një rast të veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.

Gjatë aksionit, policia ka sekuestruar një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa, të ndarë në doza, një automjet dhe 5 aparate celular.

Gjithashtu, në pranga kanë rënë poseduesit njëkohësisht dhe shpërndarësit e lëndës narkotike, si dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e mara kanë goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, ku si rezultat bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:

A, 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit të automjetit dhe baneses së tij, iu gjetën dhe sekuestruan një sasi dozash me lëndë narkotike kanabis;

B, 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së tij, iu gjetën dhe sekuestruan një sasi dozash me lëndë narkotike kanabis.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, merreshin me veprimtarinë e kundërligjshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, në zona të ndryshme të Tiranës.

Si dhe u shpall në kërkim një shtetas, i dyshuar si bashkëpuntori i dy shtetasve të lartpërmendur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.