Albania

Shpërthim me lëndë plasëse pranë një banese në Orikum, brenda ndodhej i riu me “arrest shtëpie”

Një shpërthim me lënde plasëse ka ndodhur këtë pasdite në Orikum. Mësohet se lënda plasëse është vendosur në banesën e Artan Xhelilajt.

Nga shpërthimi, fatmirësisht nuk pati të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Në momentin e shpërthimit, Xhelilaj ishte brenda në banesë. Ai ishte në arrest shtëpie prej pak kohësh nga gjykata e Vlorës, pasi akuzohet për trafik të lëndëve narkotike.

Shpërthimi mund të ketë vetëm paralajmërim për pronarin, pasi sasia e vendosur ka qenë e vogël.

Ai ka dhënë disa emra mbi autorët e dyshuar të ngjarjes. Policia ka shoqëruar deri më tani disa persona, mes të cilëve dyshohet se është edhe një nga emrat që ka dhënë shënjestra.

Njoftim i policisë
Më datë 12.04.2021, rreth orës 18:10, në Orikum, në pjesën e jashtme të banesës së shtetasit A.Xh, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

o.j/dita

Football news:

Griezmann spoke with Hamilton and visited the Mercedes boxes at the Spanish Grand Prix
Barcelona feels that Neymar used it. He said that he wanted to return, but extended his contract with PSG (RAC1)
Aubameyang to the Arsenal fans: We wanted to give you something good. I am sorry that we could not
Atletico did not lose at the Camp Nou. Busquets' injury is the turning point of the match (and the championship race?)
Verratti injured his knee ligaments in PSG training. Participation in the Euro is still in question
Neymar's contract in one picture. Mbappe wants the same one
Manchester United would like to sign Bellingham in the summer, not Sancho. Borussia do not intend to sell Jude