Albania

“Shqipëria ndodhet në një regjim kryetarokracie”, Patozi: Synojmë të jemi forcë përcaktuese në qeverisje

Kryetari i Bindjes Demokratike Astrit Patozi, i ftuar në emisionin ‘Pushteti’ në Fax News u shpreh se kjo parti synon që në këto zgjedhje të marrë mbështetjen e qytetarëve shqiptar në mënyrë që të arrijë të jetë forcë përcaktuese në qeverisje pasi gjërat mund të ndryshojnë duke qenë pjesë e ekzekutivit të nesërm sesa po të ishim në opozitë.

Sipas Patozit, risija e kësaj partije është përfaqësimi nga të rinj dhe të reja të cilët janë futur për herë të parë në politikë dhe prej tyre do të arrihet suksesi.

Ai tha se Shqipëria ndodhet në një regjim kryetarokracie ku e gjithë skena politike është  përqendruar në duart e dy apo tre personave dhe dëshira, vullneti e humori i tyre prevalon mbi çdo gjë tjetër.

Çdo parti politike sado fjalë të bukura, projekte, programe në finale ballafaqohet me votën dhe ne jemi duke kërkuar ata shqiptarë të cilat gjërat i mendojnë përgjithësisht si ne, por jo domosdoshmërisht si ne dhe që kanë një lloj valence elektorale.

Ne synojmë që në këto zgjedhje të marrim mbështetjen e qytetarëve shqiptarë që gjejnë tek Bindja Demokratike forcën më të afërt, më afër vizionit të tyre për ndryshimin për politikën në Shqipëri dhe që sigurisht pastaj pasi ta marrim ne synojmë që të jemi forcë mundësisht forcë përcaktuese qeverisje sepse mendojmë që gjërat mund t’i ndryshojmë duke qenë pjesë e institucioneve, pjesë e ekzekutivit të nesërm më mirë sesa po të ishim në opozitë.

Pjesa më e madhe e atyre që do të jenë ekipi përfaqësuese i Bindjes Demokratike do të jenë të ri dhe të reja të cilët futen për herë të parë në këtë xhungël politike dhe unë kam shumë besim pikërisht prej atyre do të vij edhe suksesi.

Shqipëria sot është e mbërthyer në darën e një regjimi hibrid, një lloj regjimi kryetarokracie ku dy tre persona janë pronarët e skenës politike në Shqipëri dhe vullneti, dëshira apo humori i tyre prevalon mbi gjithçka tjetër”, tha Patozi.

Football news:

In 1936, the City was supposed to come to the USSR. The tour was approved by Stalin, but the organizer was shot
Petrzhela on Kudela's disqualification: A disaster! Black is black, and white is white. How else to say it?
Neymar was named the best player of the week in the Champions League
Fans turned to Agnelli with criticism of the reform of the Champions League: You will only increase the gap between the rich and the rest in the expectation that fans will sacrifice time and money
If you put a judge, Hitler and Napoleon, and give me two bullets, I would put both of them in the judge. The coach of the student league conquered the English-language Internet
Real Madrid expects Ramos to leave. The club thinks it has a better offer (Cadena SER)
Owen Hargreaves: Cavani as an insurance policy for Manchester United. He needs to be kept, he is a great scorer