Albania

Shuhen shpresat për shkollën e re në lagjen Bardhi të Bllacës

Ministria e Arsimit thuajse ka shuar shpresat e banorëve të lagjes Bardhi të fshatit Bllacë, për ndërtimin e një shkolle fillore në këtë fshat. Nga ky institucion thanë për Alsat se për herë të dytë, gjatë vitit 2020 ka dështuar furnizimi publik për zgjedhjen e ofertuesit më të favorshëm për realizimin e projektit për ndërtimin e një objekti shkollor. Mirëpo, nga dikasteri i Arsimit nuk sqaruan si do të veprohet me tutje që fëmijët e kësaj lagjeje të mos diskriminohen dhe arsimohen në vendlindjen e tyre.

Ministria e Arsimit

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës dy herë shpalli furnizimin publik përmes Byrosë së Furnizimeve Publike në mënyrë që të zgjedhë ofertuesin më të favorshëm për zbatimin e projektit bazë për ndërtimin e një ndërtese rajonale në shkollën fillore “Aleksandër Urdarevski ”në fshatin Bllacë e Poshtme, komuna e Çuçer Sandevës. Për shkak të çmimeve të ofruara që ishin më të larta se ai i vlerësuar, kontraktori nuk u zgjodh, dmth procedurat u anuluan”.

Ndërkohë, nga Ministria e Punëve të Brendshme nuk dhanë asnjë detaj se si këto fëmijë e kalojnë kufirin me Kosovën çdo ditë. Nëse ata identifikohen ose kanë leje të posaçme kalimi. Ndërsa institucionet anashkalojnë këtë kërkesë të kahmotshme të Bardhit, fëmijët vazhdojnë të përballen me vështirësi të ndryshme për tu arsimuar në Kosovë. Më e vështirë mbetet periudha e dimrit.

 “Ne e kemi pak larg, vështirë, dimrit ftohtë është po nuk kemi çka të bëjmë”

 “Prej klasës së parë deri në klasën e nëntë këtu. Ka qenë shumë e vështirë për ne sepse edhe kur ka qenë ftohte ose shi kur ka ra ne është dashur të vijmë në këmbë me vazhduar shkollën e mos me mbet mbrapa”

Zvarritja e procedurave dhe premtimet zhgënjyese për ndërtimin e shkollës fillore në lagjen Bardhi shpesh herë janë cilësuar si turpi i shekullit 21 nga njohësit e mirë të arsimit. Kjo problematikë më shumë se një dekadë po trajtohet nga Televizioni Alsat ndërsa autoritetet e kanë aktualizuar vetëm gjatë periudhave parazgjedhore, ndërsa pas përfundimit të zgjedhjeve i njëjti sërish mbyllet në sirtarët e institucioneve përkatëse.

Melihate Rustemi                                 

Football news:

Neymar: Thank God for the charisma. I have a gift to be different from the rest
Wayne Rooney: It's time to lead the younger generation. I had a great career
Lineker on Rooney: One of our greatest players. England would have won Euro 2004 had he not been injured
Chelsea will give Drinkwater the third rent - Kasimpasa. He has not played since February
Neymar: I became an icon and idol in football. Courage is my main advantage
Ole Gunnar Solskjaer: Liverpool want to beat everyone. Manchester United knows that they can beat anyone
Messi missed today's Barca training session