Albania

Shuhen vatrat e zjarreve në qarqet Lezhë, Fier, Elbasan e Vlorë

TIRANË, 5 gusht /ATSH/- Të gjitha vatrat e zjarreve të regjistruara ditët e fundit në qarqet Lezhë, Fier, Elbasan, Vlorë, tashmë janë shuar.

Qendra Kombëtare e Emergjencave Civile njofton se zjarri i rënë në vendin e quajtur “Godull”, masivi pyjor Seman, në bashkinë Fier është shuar.

Ndërkohë ende janë në terren forcat zjarrfikëse, të cilat po inspektojnë terrenin për të eliminuar çdo lloj mbetjeje zjarri që mund të shkaktojë rindezje të tij.

Kryesisht verifikimet po kryhen në ato vende ku ka patur mbetje të drurëve të pishave, të rënë nën ndikimin e kushteve atmosferike në vite, të cilat mund të kenë brenda tyre element zjarri.

“Nga ana tjetër po kryhen edhe verifikimet lidhur me  shkallën e  dëmit nga zjarri. Paraprakisht mendohet se ai ka përfshirë rreth 140 ha shkurre dhe pjesë nën kurorë të pishave,  duke mos prekur dhe dëmtuar kurorën e tyre”, bën të ditur Qendra Kombëtare e Emergjencave Civile. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Pep about 3:1 with Wolverhampton: Sometimes Manchester City enter the season quickly, sometimes they don't. We played well
Kevin de Bruyne: Wolverhampton have caused Manchester City problems before. I am glad that we played well
Stefano Pioli: Milan are confident, can grit their teeth and fight. Zlatan proves that he is a champion
Ibrahimovic on the Bologna double: If I was 20 years younger, I would have scored a couple more. But I'm not old
Cavani's entourage and Atletico discussed a two-year contract at a hotel meeting
Abramovich is suspected of secretly investing in players of other clubs
Ibrahimovic has scored 23 consecutive seasons at club level